E Diel, 1 Nëntor 2026

Algjeri vazhdon misteri i pengjeve

Të paktën 48 pengje mendohet të kenë vdekur gjatë rrethimit 4 ditor në një impiant gazi në Algjeri, ndërsa raportimet thonë se 25 trupa të pajetë u gjetën në kompleks të dielën.

Nuk është ende e qartë, nëse trupat e gjetur janë të pengmarrësve apo të pengjeve.

Vazhdojnë kërkimet ndërkohë në impiantin e gazit, rezultojnë të zhdukur rreth 20 pengje. Pesë pengmarrës të dyshuar islamikë u arrestuan të dielën.

Autoritetet algjerianë thanë të shtunën se 32 pengmarrësit u vranë. Organizatori i sulmit Mokhtar Belmokhtar, tha se në të morën pjesë 40 militantë.

Shtetas amerikanë, britanikë, norvegjezë dhe japonezë rezultojnë të humbur pas pengmarrjes në In Amenas, që përfundoi të shtunën me ndërhyrjen e ushtrisë algjeriane.

Ministri i Komunikimit, Mohamed Said, i tha radios algjeriane se “numri përfundimtar do të mësohet në orët e ardhshme”. Ai shtoi se militantët islamikë ishin nga gjashtë vende të ndryshme, “arabë, nga vende afrikane dhe jo-afrikane”.

Zyrtarët algjerianë thanë se ushtria nisi ofensivën, pasi militantët islamikë filluan ekzekutimin e pengjeve të huaj. Kryeministri britanik, David Kameron, dhe presidenti amerikan, Barak Obama, akuzuan terroristët për vrasjen e pengjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›