E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi social ne Shqiperi model per rajonin

Promotori i biznesit social në botë, fituesi i çmimit Nobel për Paqe, Muhamed Yunus, ka vizituar Shkodrën për të parë nga afër se si funksionon një biznes. Professori thotë se eksperienca e këtij biznesi në Shqipëri mund të shërbejë si një model edhe për vendet e tjera të rajonit. Yunus ka kontribuar në dhënien e kredive të vogla për gratë nëpër botë, për hapjen e bizneseve.
Fituesi i çmimit “Nobel për Paqen” në vitin 2006 profesor Muhamed Yunus, promotori i biznesit social në botë, ka qenë i pranishëm në Zogal te Shkodrës, për të ndjekur funksionimin e një biznesi
Biznesi social ne Shqipëri do te ndikonte pozitivisht edhe ne rajon thotë profesor Yunus.
“Këto biznese përqendrohen në zgjidhjen e problemeve sociale, kështu që prodhuesit e vërtet marrin çmimin më të mirë. Ky është një problem global nuk është vetëm i Shqipërisë dhe ne mendojmë që shembulli i Shqipërisë të bëhet një model edhe për vendet e tjera. Nëse këtë model e bëjmë që të funksionojë këtu, edhe vendet fqinje do vijnë që ta mësojnë këtë model për të përçuar në vendet e tyre, dhe kështu eksperienca shqiptare bëhet një eksperiencë globale”, u shpreh Yunus.
Profesor Yunus shton se ky është një problem global dhe si i tillë duhet të nxitet. Ka qenë pikërisht ajo që shtyu akademinë ta shpallë fitues të Nobelit për paqe
Ky çmim i është dhënë për ndihmën ndaj grave, duke kontribuar në dhënien e kredive të vogla për hapjen e bizneseve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›