Reshjet e dendura te debores perfshijne Europen
Temperaturat nen zero vazhdojnë të krijojë probleme në pjesën më të madhe të kontinentit te vjetër, duke shkaktuar anulim dhe vonesa të shumta në trafikun ajror dhe hekurudhor. 4 vetë kanë humbur jetën për shkak të një orteku në Alpet skoceze.
Një tjetër person ka mbetur i plagosur.
Mijëra udhëtarë janë bllokuar në aeroportin Heathrowt. Më shumë se 100 fluturime janë anulluar, duke detyruar shumë udhëtarë të qëndrojnë gjatë natës në aeroportin më të ngarkuar të vendit.
Përveç kësaj, bora ka prekur edhe hekurudhat e rrugët, por ka krijuar dhe probleme në furnizimin me energji elektrike në disa pjesë të Londrës.
Bora dhe akulli, kanë shkaktuar një valë të ftohti në shumicën e fushave të Gjermanisë, përshirë aeroportin e Frankfurtit ku anullimet dhe vonesat kanë prekur rreth 300 fluturime. Sipas Departamentit të Transportit Gjerman, mbi 800 aksidente trafiku janë shënuar në Baden- Württemberg, duke shkaktuar më shumë se 30 të plagosur.
Trafiku u ndërpre dhe në Belgjikë për shkak të reshjeve të dendura.
Në Francë, po ashtu bora e madhe gjithashtu shkaktoi vonesa dhe ndërprerje të trafikut rrugor e hekurudhor. Agjencia franceze e Motit lëshoi një alarm portokalli për 45 distrikte, ku bora pritet të arrijë në 20 centimetra. Autoritetet qeveritare kanë marrë masat e nevojshme për të mbajtur rrugët kryesore drejt Parisit të hapura.