Algjeri, vriten dy militantë të Al-Kaidës
Bumerdes -Dy militantë të armatosur, një prej të cilëve drejtues i Al-Kaidës në Magrebin, u vranë sot nga ushtria algjeriane mes Bumerdes, 50 kilometra nga Algjeri dhe Tizi Uzusë, njofton sot shtypi vendas në gjuhën frënge. Sipas të përditshmes së pavarur "El Watan", dy personat kishin rënë në një pritë të ngritur nga ushtria ndaj një grupi prej rreth 10 militantësh të armatosur në afërsi të masivit pyjor Mizrana.
E përditshmja private "AlgérieNews" shton se shefi i Al-Kaidës i vrarë është identifikuar me emrin Murad Mesrur, 38 vjeç, kreu i ri i degës Al-Ansar të Magrebit islamik, i cili kishte zëvendësuar Ali Bentuati, i njohur me nofkën Abu Tamim, i cili është dorëzuar përpara autoriteteve algjeriane në fund të janarit.