“Loja” me tragjedisë
Tiranë - Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dënuar këtë të diel përdorimin e aksidentit tragjik të Gërdecit për qëllime cinike dhe çnjerëzore. Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi tha në një deklaratë për mediat se "ne kemi kërkuar nxjerrjen e përgjegjësive ligjore për këtë tragjedi".
"Grupi i PD-së ka denoncuar dhe denoncon përdorimin e dosjes së 'Gërdecit' për qëllime cinike dhe çnjerëzore, për të fshehur përgjegjësit e vërtetë të këtij aksidenti tragjik dhe për të dështuar hetimet duke formuluar akuza për anashkalimin e ushtrisë dhe korrupsionin, ndërkohë që ekzistonin 32 dokumente dhe 3-7 firma që vërtetonin të kundërtën" deklaroi Bumçi.