Rama: Larg drejtësisë
Tiranë-Në protestën e organizuar në Tiranë nga Partia Socialiste për një vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, kreu i kësaj partie Edi Rama ka deklaruar para militantëve se qeveria duhet të heqë dorë nga drejtësia. “Ne i kërkuam drejtësisë të bëjë drejtësi e sot i kërkojmë të njëjtën gjë, sepse vetëm kur politika nuk ndërhyn në punët e drejtësisë, drejtësia mund të bëjë punën e saj. Nga ana tjetër u themi kundërshtarëve tanë në pushtet apo aleatëve të tyre në opozitën e opozitës se mungesën e vizionit të tyre për të ardhmen nuk e mbushin dot me baltën dhe mllefin ndaj nesh”-theksoi Rama
Ai u ka kërkuar qytetarëve që të bashkohen rreth ndryshimit të madh, ashtu siç e vlerëson bashkimin përtej së majtës dhe së djathtës. “Ne jemi sot këtu si një popull nën të njëjtin flamur e mbi të njëjtën tokë të atdheut tonë për të dëshmuar vullnetin tonë për bashkim e ndryshim në një ditë si kjo kur edhe njëherë tjetër politika e vjetër e së shkuarës, me shëmbëlltyrën e saj, në qeveri apo në opozitën e opozitës, na treguan verbërinë e tyre përpara vendit, shurdhërinë e tyre përpara të vërtetave të njerëzve, cinizmin para aspiratës sonë të përbashkët për një Shqipëri si gjithë Evropa”-tha më tej kreu socialist, duke mos lënë mënjanë akuzat politike, veçanërisht ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim.