Ali Ahmeti Nuk duhet te kemi frike nga regjistrimi i popullsise

Kryetari i Partise Bashkimi Demokratik per Integrim ne Maqedoni Ali Ahmeti thote se eshte optimist se me angazhimin e diplomacise euro-amerikane sivjet do te kapercehen mosmarreveshjet mes Athines dhe Shkupit lidhur me emrin e Maqedonise.
Zoti Ahmeti ne nje interviste dhene BBC-se hodhi poshte pretendimet e opozites shqiptare ne kete vend se statusi kushtetues i shqiptareve nuk ka ndryshuar.
Perfundimisht Marreveshja e Ohrit ka ndryshuar statusin politik e juridik te shqiptareve nga nje minoritet sikunder trajtoheshim para kesaj marreveshjeje shqiptaret gezojne statusin kushtetues te popullit shtetformues - tha zoti Ahmeti.
Vlerat e arritura gjate ketyre 11 viteve jane te prekshme per te gjithe qytetaret e Maqedonise - tha per BBC-ne kreu i BDI-se parti kjo qe ben pjese koalicionin qeverises ne Shkup.
Lidhur me debatet per regjistrimin e ardhshem te popullsise qe pritet te behet ne muajin prill ai tha se cdo shqiptar i cili nje here e me shume ka hyre ne Republiken e Maqedonise brenda nje viti do te regjistrohet ne numrin e pergjithshem te popullsise.
Me kryetarin e partise Bashkimi Demokratik per Integrim Ali Ahmeti bisedoi Seladin Xhezairi dhe fillimisht e pyeti se cilat jane sipas tij sfidat qe e presin Maqedonine gjate ketij viti.
Ali Ahmeti Sfide kryesore brenda vitit 2011 do te jete zgjidhja e ceshtjes se emrit te Maqedonise. Mendoj se duhet te investohet te arrihet nje kompromis me Greqine me qellim qe ne te kapim hapin e duhur drejt anetaresimit ne NATO dhe fillimit te bisedimeve per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Kjo ka te beje me stabilitetin e vendit por edhe me paqen ne pergjithesi ne rajonin e Ballkanit Perendimor e pse te mos them edhe ne Evrope. Edhe Evropa nuk do te ishte e shendetshme teresisht me probleme te pazgjidhura qe nga e kaluara. Dhe une mendoj se nje investim i tille duhet te behet edhe nga Evropa dhe vendet e rajonit.
Nje sfide tjeter qe na pret eshte edhe ceshtja e investimeve. Aktualisht ne proces jane disa projekte te rendesishme ekonomike sic jane Korridori i Tete Korridori i Dhjete disa vepra te rendesishme te energjetikes. Jane nenshkruar me se 30 kontrata per ndertimin e objekteve energjetike e priten te rrumbullakohen edhe 20 te tjera ne shumen prej 50 milione eurosh. Po perfundohet edhe projekti ideor per hekurudhen Kercove-Struge.
Jemi ne kerkim te investitoreve te huaj e vendore per zonat e lira ekonomike si ne Tetove dhe disa qytete te tjera te Maqedonise. Keto jane sfida me te cilat do te shihemi sy me sy gjate vitit 2011.
BBC Te ndalemi pak tek sfida kryesore saktesisht tek negociatat maqedono-greke lidhur me emrin. Ju ne mos gabohem angazhoheni per ndermjetesim te mos them presion euro-amerikan ne planin e brendshem me qellim te arritjes se konsensusit. Ky angazhim eshte pritur me rezerva nga partite kryesore maqedonase...
Ali Ahmeti Une gjithmone kam qene shume i hapur ne takimet qe kam pasur ne nivele te larta qofte nga SHBA qofte nga BE. Gjithashtu ne nivel te larte kam biseduar edhe me perfaqesues te NATO-s. Mendoj se nese kjo ceshtje lihet ne vullnetin e mire te dy vendeve qe kontestojne ceshtjen e emrit zgjidhje nuk do te kete sepse ne brendi kjo ceshtje eshte emocionale ka te beje me nje histori prej me se dy mije vjetesh. Prandaj duhet te veprohet pak me me dinamike. Jo rastesisht ne mendojme qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes gjithmone kane pasur sukses ne menaxhim dhe ne ndermjetesime mes paleve dhe gjithmone keto nderhyrje kane perfunduar me sukses edhe ne konflikte shume me te medha se sa ceshtja e emrit te Maqedonise. Sa i takon medyshjes qe mund te shprehe ndonje autoritet ne Republiken e Maqedonise apo sic jane shprehur se ne qofte se ndermjetesojne SHBA apo ndonje fuqi tjeter do te thote qe ne nuk disponojme kapacitete vendore qe ne na mungojne idete une nuk mendoj keshtu. Sepse nuk do te varej ceshtja e zgjidhjes se emrit nga kapacitete dhe une nuk dyshoj qe Republika e Maqedonise ka kapacitete intelektuale dhe politike por ky eshte problem per te cilin duhet te pajtohen te dyja palet. Rajoni ka nevoje per paqe nuk mund te jetojme ne hasmeri shekullore.
BBC Ju vertet mendoni se sivjet kjo ceshtje do te hiqet nga rendi i dites
Ali Ahmeti Po tani po te bejme nje krahasim para nje viti dhe pas nje viti ceshtjet kane shkuar shume larg gjerat kane levizur nga pika zero. Dua te them se nuk jemi ne situatat ne te cilat ishim para nje apo dy vjetesh. Kemi nje situate teresisht me te volitshme me te relaksuar. Jane bere nje varg takimesh ne mes Kryeministrit Gruevski dhe Kryeministrit Papandreu. Jane kembyer mendime ne mes te presidentit te Greqise dhe Maqedonise ka pasur nje varg takimesh mes ministrave te Jashtem te te dy vendeve. Kete ne vazhdimesi e ka afirmuar edhe komuniteti nderkombetar. Ne cdo vizite qe ne autoritet e larta te vendit kemi bere qofte ne Bruksel qofte ne Uashington gjithmone eshte potencuar te heqim nga rendi i dites ceshtjen e zgjidhjes se emrit.
BBC Ju do ta hiqni mendoni se do te hiqet
Ali Ahmeti Une mendoj qe e gjithe kjo pune qe behet gjithe ky angazhim qe behet nga palet dhe nga komuniteti nderkombetar sepse duhet pranuar hapur qe komuniteti nderkombetar SHBA BE dhe NATO-ja jane pjese e zgjidhjes se problemeve jo vetem te ceshtjes se emrit por tani e dhjete vite Uashingtoni Brukseli NATO-ja kane investuar mjaft per proceset demokratike dhe te demokratizimit te vendit. Prandaj une mendoj se tani ky do te jete edhe nje investim goxha i mire per administraten amerikane ate evropiane dhe per NATO-n qe perfundimisht ky problem edhe te mbyllet.
BBC Zoti Ahmeti opozita shqiptare ne Maqedoni si vitin qe lame pas ashtu dhe kete fillim vit del me pretendime se shqiptaret vazhdojne te trajtohen nen nivelin e pakicave kombetare te shteteve evropiane. Ky problem eshte aktual sipas opozites dhe jo vetem asaj te thuash gjate ketyre 20 viteve te fundit. Cila eshte pergjigja juaj
Ali Ahmeti Une asnjehere nuk kam jetuar me mentalitetin e robit. Percaktimi im gjithmone ka qene dhe eshte liridashes gjithmone ka qene kerkues gjithmone ka qene realizues. Partite opozitare do ti kisha lutur qe te dalin nga ai shablloni i mentalitetit te robit.
BBC Nga opozita degjohen angazhime per ndryshim te konceptit te shtetit me qellim te ndryshimit te statusit te shqiptareve
Ali Ahmeti Nuk mund te thuhet se statusi i shqiptareve ne Maqedoni nuk ka ndryshuar se eshte ai i para 20 viteve ose i para 11 viteve. Te shnderrosh kazermat te cilat kane qene te mbushura perplot me dinamit gjyle e me topa per te vrare shqiptaret dhe ato ti shnderrosh ne qendra te dijes kultures duke hapur fakultete te Universitetit te Tetoves ne to ky eshte nje argument i fuqishem per ata qe thone se ceshtja shqiptare nuk po levizen perpara. Me Marreveshjen e Ohrit qe as nuk eshte e vdekur e as nuk eshte e perbaltur kemi bere qe Maqedonia te mos jete me shtet njeetnik por perkundrazi shtet demokratik dhe shumetnik.
BBC Opozita pretendon se Marreveshja e Ohrit nuk po zbatohet
Ali Ahmeti Te ndertosh sheshin Skenderbe nje nder sheshet me te medha ne vend ky nuk eshte inferioritet dhe nuk flet per ngecje te ceshtjes shqiptare ne Maqedoni. Perfundimisht Marreveshja e Ohrit ka ndryshuar statusin politik e juridik te shqiptareve. Nga nje minoritet sikunder trajtoheshim para kesaj marreveshjeje shqiptaret gezojne statusin kushtetues te popullit shtetformues. Vlerat e arritura gjate ketyre 11 viteve jane te prekshme per te gjithe qytetaret e Maqedonise. Te kuptohemi une nuk pretendoj se ne i kemi realizuar te gjitha ceshtjet te gjitha kerkesat qe burojne nga Marreveshja e Ohrit...
BBC Cfare ka mbetur per tu zgjidhur si ceshtje qe buron nga Marreveshja e Ohrit... gjuha
Ali Ahmeti Ka mbetur ceshtja e gjuhes qe duhet te avancohet edhe me. Neve na mbetet detyre e vazhdueshme qe te jetesojme te materializojme te gjitha ato ligje qe jane miratuar nga Parlamenti. Ne angazhohemi qe ne mandatin e ardhshem te miratojme nje ligj me te cilin gjuha shqipe do te jete gjuhe ne perdorim ne gjithe territorin e Republikes se Maqedonise sepse eshte gjuha te cilen e flet cdo i dyti qytetar ne Republike.
BBC Permendet mandatin e ardhshem. Kohe me pare keni lene te kuptohet se ne zgjedhjet e ardhshme nuk do te synoni vetem voten e shqiptareve por do te luftoni per te fituar mandat per te qeverisur vendin. Mendoni se jane pjekur kushtet qe edhe maqedonasit te votojne nje parti shqiptare
Ali Ahmeti Njeriu asnjehere nuk duhet ta humbe besimin dhe guximin per nje te ardhme me te mire me te begate e me te lumtur. Une mendoj qe BDI ka kapacitete ka aftesi ka mundesi qe qytetareve te Republikes se Maqedonise tju ofroje nje program shume me te avancuar se te tjeret per te marre persiper pergjegjesine per te qeverisur vendin. E ekipe ekspertesh jane duke punuar per te dale me nje program qeverises ne shkalle vendi. Asgje nuk eshte e pamundur asgje nuk eshte e parealizueshme vetem se duhet vullnet guxim e besim.
BBC Nje ceshtje tjeter per te cilen ka debate tek ju sidomos mes forcave politike shqiptare eshte regjistrimi i ardhshem i popullsise. Cfare mund te thoni lidhur me kete per degjuesit e BBC-se
Ali Ahmeti Mendoj se pa nevoje po politizohet ceshtja e regjistrimit te popullsise. Kemi bere nje ligj shume me te mire se ai i vitit 2002. Jane angazhuar eksperte shqiptare nga me te miret dhe i gjithe procesi do te vezhgohet nga EUROSTAT-i qe eshte nje organizem profesionist prane Bashkimit Evropian. Do te kete nje numer jashtezakonisht te madh te komisionereve regjistruesve qe do bejne regjistrimin. Ndaj nuk mendoj se kjo ceshtje duhet te politizohet te shfrytezohet per qellime te politikes ditore per te mos krijuar huti tek qytetaret shqiptare ne Maqedoni. Cdo shqiptar i cili nje here e me shume ka hyre ne Republiken e Maqedonise brenda nje viti ai regjistrohet ne numrin e pergjithshem te popullsise. Pavaresisht a eshte prezent ne momentin e regjistrimit kete mundesi mund ta kryeje nje anetar i aferm i familjes i moshes madhore keshtu qe te gjithe njerezit duhet te jene te sigurt se procesi eshte mjaft i kontrolluar mjaft i perpunuar dhe presim qe ky proces te perfundoje me sukses.