E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova pa qeveri deri ne mars

Mediat e Kosoves kane nisur te diskutojne per kohen kur mund te krijohet qeveria. Analistet thone se ka shume gjasa qe te pritet deri ne mars

Vonesat ne krijimin e institucioneve te reja vonesat ne nisjen e dialogut te paralajmeruar me Beogradin zyrtar demtimi i imazhit te Kosoves ne arenen nderkombetare dhe rrjedhimisht zvarritja e procesit te njohjeve sipas analisteve jane disa nga pasojat qe do te shkaktoje procesi i fundit elektoral ne Kosove.

Procesi i rivotimit sipas hulumtuesit ne Grupin Nderkombetar te Krizave ne Prishtine Naim Rashiti do te vonoje krijimin e qeverise se Kosoves - gje qe sipas tij do te shkaktoje vonesa te metejme ne nisjen e bisedimeve me Serbine.

Kosova do te dihet a do te kete institucione me se largu deri ne mars apo do te kete nje proces tjeter qofte elektoral qofte te nje qeverie te modeleve te ndryshme. Prandaj marsi apo prilli jane prape kohe kur mund te fillojne takimet dhe dialogu ne qofte se pergatiten sa duhet ato - tha Rashiti per RFE raporton Telegrafi.

Ai tha se jo vetem zgjedhjet ne Kosove por edhe procesi i ardhshem elektoral ne Serbi mund te shtyje per nje kohe te pacaktuar bisedimet ndermjet dy vendeve.

Vitin e ardhshem ka zgjedhje ne Serbi dhe Serbia qe nga fundi i ketij viti nuk do te pranoje te negocioje. Prandaj ky eshte vetem nje cirk i pengesave dhe i zhvillimeve qe do te jene pengesa ne dialogun Prishtine-Beograd dhe ne relaksimin apo rregullimin e te dy vendeve - vleresoi Rashiti duke theksuar rendesine qe edhe Bashkimi Evropian te jete i pergatitur per lehtesimin e bisedimeve ndermjet pales serbe e asaj kosovare.

Perfaqesues te BE-se qe vezhguan zgjedhjet e dhjetorit dhe rivotimin e se dieles ne disa komuna dite me pare vleresuan se procesi zgjedhor nuk eshte zhvilluar ne linje me standardet nderkombetare. Anetari i Klubit per Politike te Jashtme Ardian Arifaj shprehu bindjen se parregullsite e evidentuara gjate zgjedhjeve ne Kosove do ta demtojne imazhin e vendit dhe do te fuqizojne hezitimet e disa shteteve per njohjen e tij.

Krejt keta hapa pra me deshtimin e mbajtjes se zgjedhjeve qe plotesojne standardet nderkombetare perfshirja ne krim por edhe raportimet per cfaredo parregullsie ne Kosove natyrisht qe tregojne se ne nuk kemi aftesi per te qene anetar i denje per tu pranuar nga bashkesia nderkombetare dhe natyrisht - sidomos shtetet qe jane kunder Kosoves do ta shfrytezojne kete fuqishem kunder nesh - theksoi Arifaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›