Ali Baba “vjen” në Tiranë
Premiera e “Kësulëkuqes” dhe bashkëpunimi me aktorët e Teatrit Kombëtar të Fëmijëve me sa duket ka qenë mjaft i mirë, përderisa regjisori italian Paolo Comentale pas një viti propozon një tjetër shfaqje për publikun e vogël shqiptar. Me të njëjtët aktorë, por tashmë me një bashkëpunim me shoqatën “Assitej”, regjisori mjaft i njohur dhe vlerësuar me çmime në Itali e vende të tjera sjell këtë herë historinë e Ali Babasë dhe hajdutëve. Regjisori i mbërritur në Tiranë prej pak ditësh ka filluar provat intensive me aktorët Shegushe Bebeti, Sokol Myzeqari dhe Jorida Meta që do të jenë protagonistët e kësaj shfaqjeje. Përralla “Ali Baba dhe hajdutët” do të vihet në skenë e kompozuar me tekst të pakët e të përshtatur nga regjisori, e mbushur plot detaje dhe veprime që do ta befasojnë dhe argëtojnë spektatorin e vogël. Për të ngritur këtë shfaqje regjisori është bazuar në versionin e shkëlqyer te mjeshtrit gjenovez Emanuele Luzzati.
Kukullat e shfaqjes janë realizuar nga mjeshtrja italiane Lucrezia Tritone e cila ka pasur një përvojë pozitive vitin e kaluar, duke ndërtuar kukullat e shfaqjes “Kësulëkuqja”. Kukullat e Ali Babasë do të jenë një pjese stili buratin, karakteristike e “Commedia del’Arte” dhe pjesa tjetër kukulla në tavolinë ku mekanizmi i qafës do të ndihmojë aktorin të mbajë jo vetëm kukullën, por edhe të lëvizi kokën e saj. E veçanta e kësaj shfaqjeje është fakti që këtë herë aktorët jo vetëm do të lëvizin kukullat, por do të kenë kostumet e tyre që i shndërrojnë ato në personazhe më vete.
Edhe muzika e ndriçimi i shfaqjes janë një surprizë më vete që do të zbulohet gjatë premierës, ditën e shtunë, në orën 18.00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Fëmijëve.
“Ali Baba dhe hajdutët” është një projekt italo-shqiptar, i shoqatës shqiptaret të Teatrit për Fëmijë dhe për të Rinj “Assitej” me regjisorin Paolo Comentale. Shoqata shqiptare e krijuar në vitin 2003 është pjesë shoqatës botërore me të njëjtin emër dhe në të marrin pjesë aktore, regjisore, skenografe libretiste, shkrimtare për fëmijë, psikologe shqiptarë. “Assitej”-i shqiptar ka organizuar ne bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Fëmijëve aktivitete si Java Ballkanike e Teatrit të Kukullave të zhvilluar në nëntor të vitit 2004, Festivali i Këngës të Diasporës për fëmijë, në maj 2005, Koncerti i Madh “1 Qershori” në vitet 2006 dhe 2007 e të tjera aktivitete.