(De)politizimi, thelbi i konfliktit qeveri - prokurori
Konflikti qeveri - prokurori vazhdon të mbajë të mbërthyer prej ditësh debatin politik, njëherazi edhe vëmendjen e opinionit publik. Mirëpo ajo që bie ne sy më shumë në këtë konflikt, është shmangia nga argumentet e debatuesve e thelbit të këtij konflikti që në të vërtetë është përfshirja e prokurorisë në luftën politike, e thënë ndryshe, politizimi i saj.
Për ata që e kanë ndjekur me vëmendje historinë e debatit që u kthye në konflikt publik, është qartësisht e evidentueshme përfshirja për motive politike e institucionit të akuzës në të. Që nga argumentimi ligjor “kryesisht” duke marrë si bazë akuzat e opozitës dhe mediave pranë saj shihet qartë një tendencë tejet politike që i jep qeverisë të gjithë të drejtën të reagojë jo vetëm politikisht. Mendoj se vënia në qendër të debatit e biznesmenit britaniko-boshnjak Fazlliç është vetëm sebepi i një sulmi të planifikuar të opozitës i mbështetur publikisht edhe nga prokuroria. Mediat shqiptare kanë denoncuar me dhjetëra skandale të faktuara dhe vërtetuara publikisht për çështje shumë të rëndësishme se akuzat mediatike ndaj Fazlliçit e megjithatë, prokuroria as që e ka marrë mundimin të merrej qoftë edhe formalisht me to. Me sa më kujtohet, gazeta që hapi debatin mediatik për Fazlliçin ka denoncuar dy-tre vjet më parë dhjetëra politikanë të lartë për veprimtari e lidhje nga më kriminalet të politikanëve e shtetarëve tanë, si p.sh. lidhjet e Braçes dhe disa drejtuesve të tjerë të opozitës së majtë me Aldo Baren, për të cilat prokuroria ka edhe prova (përgjimet e bisedave të anëtarëve të bandës nga homologët e tyre italianë) e megjithatë nuk kemi dëgjuar të jetë tentuar ndonjë hetim ndaj tyre. Vrasja e ish-ministrit Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Karsniqi, një nga njollat më të zeza të drejtësisë shqiptare ku janë akuzuar hapur politikanë e shtetarë, është një çështje, moszbradhja e së cilës përbën një krim tjetër me autor drejtësinë, në mënyrë të veçantë prokurorinë shqiptare. Ka dhjetëra raste të tjera, por i solla këta dy shembuj për të kuptuar më mirë absurditetin, falsitetin dhe sidomos tendencën e akuzës në rastin që është kthyer në debat politik e publik.
Përdorimi i termit “pavarësi” e prokurorisë për të mbuluar në fakt politizimin apo vënien e saj në shërbim të politikës është pa dyshim pjesa më diabolike e debatit publik rreth kësaj çështjeje. Politizimi i prokurorisë shqiptare është një fakt i njohur ndërkohë që nuk mund të themi se ka pasur ndonjë përpjekje serioze për ta depolitizuar këtë institucion me rëndësi kaq të madhe. Në një këndvështrim realist, edhe qeveria, viktima e radhës e kontrollit politik mbi prokurorinë ka përgjegjësinë e saj. Ka dhjetëra arsye objektive që detyrojnë këtë politizim të deklaruar të institucionit të akuzës shqiptare, por dua të përqendrohemi tek një arsye e veçantë, por ndoshta më përcaktuesja për situatën që po analizojmë. Mendoj se alfa e një reforme të pretenduar në këtë institucion do të ishte depolitizimi dhe dekriminalizimi i saj, gjë që nënkuptonte një përmbysje totale në politikat e deritanishme të burimeve njerëzore. Mazhoranca aktuale tregoi një drejtësi kaq problematike, reformimi i së cilës është ende një domosdoshmëri për funksionimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin e premtuar politik, ekonomik e shoqëror të vendit. Në këtë situatë të rënduar të drejtësisë shqiptare prokuroria ka pa dyshim “pjesën e luanit”. Pas ardhjes së dhunshme në pushtet në vitin 1997, prokuroria shqiptare u transformua në një institucion militant dhe u përdor nga mazhoranca e majtë në avangardë të luftës politike ndaj opozitës. Falë presionit ndërkombëtar dhe luftës së fortë të opozitës në mandatin e dyte të qeverisjes së të majtës u arrit të ndryshohej vetëm kreu politik i saj, ndërkohë strukturat e tjera u mbajtën në kontrollin e ish-mazhorancës së majtë. Dhe jo vetëm kaq. Por radhët e saj mbetën mbushur me ish-hetues e prokurorë të diktaturës që i lidhte me të majtën jo vetëm ideologjia politike, por edhe pjesëmarrja në krimet e komunizmit. Me pak fjalë, prokuroria shqiptare dominohej apo edhe dominohet nga burime njerëzore sa të politizuara, aq edhe të inkriminuara. Në fakt, një nga angazhimet politike ende të parealizuara të mazhorancës është reformimi i drejtësisë ku depolitizimi dhe dekriminalizimi i saj duhet të ishte aspekt parësor. Fatkeqësisht, edhe për të “zezën” e mazhorancës, nuk ka ndodhur kështu. Mazhoranca dhe qeveria me gjithë të drejtën që mund të kenë në reagimin e tyre ndaj prokurorisë, përsëri janë përgjegjëse për situatën e rëndë të akuzës shqiptare. Nuk mund të pretendohet se mazhoranca i ka pasur duart e lira për të kryer reformën aq të domosdoshme neë drejtësi, por nuk mund të pretendohet as se ajo i ka konsumuar të gjitha mjetet politike në dispozicion. Një nga mundësitë “e shpërdoruara” nga mazhoranca është dekriminalizimi i mundshëm i prokurorisë. E kam fjalën për mundësinë e pastrimit të saj nga të implikuarit në krimet e komunizmit, gjë që do të shkaktonte edhe shkëputjen e shumë lidhjeve me të majtën ish-komuniste, si dhe ulje të nivelit të kontrollit të saj politik mbi të. Kjo mund të ishte realizuar fare lehtë nëse mazhoranca do të kishte miratuar sipas kërkesës së KE-së ligjin për ndëshkimin e krimeve të diktaturës komuniste. Nuk e kuptoj se çfarë pret zoti Berisha nga njerëz që janë dhe sot në krye të prokurorisë, ndërkohë që në 1995-ën ishin në top-listën e të akuzuarave për krime kundër njerëzimit. Është pikërisht kjo përgjegjësi më shumë se politike e mazhorancës që vështirëson sqarimin dhe argumentimin në raportet edhe me partneret ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, për atë çfarë ndodh me prokurorinë shqiptare dhe sidomos politizimin apo vënien në shërbim politik të saj. Pyetja e tyre e natyrshme do të ishte: “Përse nuk i hiqni zotërinj?” Por reforma të tilla duhet të vijnë si pasojë e programeve dhe filozofive politike. Nëse kujtohet për to kur e keqja troket në derë, argumentet dhe arsyetimet bëhen të vështira për të mos thënë të pavlefshëme. Mirëpo kurrë nuk është vonë. Mendoj se debati dhe retorika politike duhet të shoqërohen me veprime e vendime konkrete që do të mund te çonin në fillimin e procesit të depolitizimit dhe dekrimanilizimit të prokurorisë dhe krejt drejtësisë. Mendoj se rasti në fjalë është i mjaftueshëm për të kuptuar rëndësinë e depolitizimit dhe dekriminalizimit të institucioneve shtetërore në mënyrë të veçantë drejtësisë. Një situatë si kjo mund të përsëritet në çdo institucion tjetër të rëndësishëm shtetëror, gjendja në të cilat nuk ka ndryshuar aspak nga ajo që mazhoranaca dhe qeveria trashëguan nga kundërshtarët e tyre politikë. Jam i bindur se përpjekje të tilla për depolitizomin dhe dekriminalizimin e institucioneve të ruajtjes së ligjit, drejtësisë dhe sigurisë kombëtare do të kenë të sigurt mbështetjen e opinionit publik dhe sidomos të institucioneve dhe partnerëve tanë euroatlantikë.