Mësues, pedagogë; Kushtet e daljes në pension
Mësuesit dhe pedagogët që kërkojnë të përfitojnë pension të plotë për vitin 2008- 2009, duhet të plotësojë kushtin e moshës (52 vjeç për femra/ 62 vjeç për meshkuj), të kenë 35 vite punë dhe të kenë 26 vite punë të siguruar në arsim.
Sipas specialistit për problemet sociale në Akademinë e Shkencave, Fadil Kepi, në rastet kur nuk plotësohen këto tri kushte deri më 30 qershor 2009, mësuesit e pedagogët do të përfitojnë pension më vonë se fundi i qershorit të vitit që vjen.
Edhe në të ardhmen, vijoi ai, gradualisht në çdo datë 1 korrik moshat e daljes në pension të mësuesve dhe pedagogëve, do të shtohen me 6 muaj, derisa duke filluar nga 1 janari 2013 e në vazhdim, mësueset femra do të dalin ne pension të plotë 60 vjeç dhe meshkujt 65 vjeç, kur kanë 35 vjet punë gjithsej të siguruara pavarësisht se ku kanë punuar.
Sipas Kepit, koha e studimeve të larta ditën, llogaritet një vit shkollor e barabartë me një vit punë. Gjithashtu, në kohë punë gjithsej për efekte pensioni përfshihet edhe koha e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak për meshkujt, duke e dokumentuar me vërtetim nga dega ushtarake, periudha e invaliditetit të pjesshëm ose të plotë, sipas nenit 58 të ligjit të sigurimeve shoqërore, pavarësisht nga gjinia, periudhat e lejeve të zakonshme, raporteve mjekësore të pagueshme, për paaftësi të përkohshme në punë, të lejeve të barrë-lindjes, periudha e papunësisë ose e asistencës etj.
Në punët në arsim për pension, përfshihen periudhat e punuara: edukatore në kopshtet e fëmijëve, mësuese dhe mësues në shkollat e ciklit të ulët, 7, 8 e 9-vjeçare, të mesme të përgjithshme e profesionale, drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave dhe të konvikteve, kur kanë dhënë mësim në klasa, pedagogë në universitete apo shkolla të tjera të larta pavarësisht nëse kanë ose jo grada shkencore etj.
Kepi tregoi se dokumentet që duhen përgatitur për të dalë në pension janë: libreza e punës e plotësuar deri ditën e fundit, që është paguar me rrogë; libreza ushtarake për meshkujt që kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak; certifikatë personale me fotografi dhe certifikatë e gjendjes familjare; vërtetim i pagës nga 1 janari i vitit 1994, deri ditën e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare; kopja e noterizuar e diplomës të shkollës së lartë.