E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ali Demi", aty ku balta u kthye ne park

Si po i mbush ditet e femijeve e te moshuarve, parku prej 10 mije metrash katrore
Aty ku vetem para pak kohesh kishte vetem balte e pluhur dhe thjesht ndonje fije bari qe tentonte t'i mbijetonte tokes shterpe, sot gjendet nje park. Jeshil, me kodrina te improvizuara, me nje kend lojerash per femije dhe stola me shumice per te moshuarit, parku i lagjes "Ali Demi" po gjalleron jetet e qindra njerezve. Po u mbush ditet atyre qe deri dje, paguanin kende private lojerash, perballe kembenguljes se femijeve apo niperve e mbesave per te luajtur.
Reagimet
Ndersa nje vajze rreth 5-vjecare tenton te hedhe nje ambalazh patatinash brenda shatervanit, nje i moshuar qe kalon andejpari drejtohet vrullshem drejt femijes, duke e ndaluar ta beje nje gje te tille. Veshtrimit pyetes te kalimtareve, ai i pergjigjet se eshte me te vertete gjynah qe e mos mirembahet ai park. Qe te gjithe vizitoret jane mjaft te kenaqur me investimin qe ka bere Bashkia e Tiranes. Duke theksuar se "e mira s'ka fund", qytetaret shprehen se ne kete rast duhet lene menjane cdo bindje politike dhe te vleresojne ate qe shohin me sy. "Deri me dje vertitesha rrugeve kot, pa ndonje destinacion. Leke qe te ulesha ne lokal, nuk kisha, ndaj detyrohesha te ecja", thote nje i moshuar qe ka nxjerre nipin e tij per shetitje. Mirenjohes per kete park, jane te gjithe ata qe pyesim. Pothuaj unanimisht, ata shprehin kenaqesine dhe falenderimet, ndersa nuk kursejne edhe ndonje sugjerim, qe ndoshta mund te permbushet ne nje periudhe me te vonshme nga Bashkia e Tiranes.
Parku
Parku i inauguruar pak dite me pare, ka larmi ambientesh dhe si rezultat edhe mundesi per te qendruar grupmosha te ndryshme. Ne hyrje te tij, ndodhet zona sportive, ku femijet, por jo vetem ata, mund te bejne patinazh. Ne hyrje te parkut, fillon aksi kryesor i levizjes e paralel me te, edhe hyrja per ne zonen sportive, ku eshte konceptuar nje plan i pjerret per paraplegjiket. Pas shkalleve, hapet nje shesh i vogel ku stolat edhe cezmat me uje te pijshem te konfiguruara serish, do t'u sherbejne patinatoreve, apo kalimtareve te rastit. Pergjate aksit kryesor te levizjes eshte pozicionuar zona e femijeve, e cila eshte trajtuar si nje grope rere me lodra te ndryshme si: lisharese, rreshqitese etj. Ajo qe te bie me shume ne sy, eshte prania e shatervanit. Ai eshte nje element qendror ne konceptimin e parkut, i cili nuk eshte trajtuar si nje shatervan tradicional, por eshte nje siperfaqe relativisht e madhe dhe me kuote te ulet, ku femijet do te kene mundesi te argetohen e te freskohen. Perreth shatervanit, ka nje stol te vazhduar rrethor, i cili do te mundesoje qendrimin rrotull shatervanit. Pas stolit, eshte konceptuar nje brez i mbjelle me portokaj te eger, hija e te cileve ecen paralel me stolin, nderkohe qe stolat e tjere jane vendosur pergjate rrugeve te brendshme te parkut.
L.Ndoka
Rruget dhe ndricimi, zbukurojne parkun
Shtrimi i rrugeve te parkut eshte realizuar me pllaka te llojeve te ndryshme, kryesisht dekorative dhe mjaft te kendshme. Rruga kryesore e kalimit me siperfaqe totale rreth 800m² si dhe rruget dytesore te kalimit te kembesoreve me siperfaqe totale 2 mije m², jane shtruar me pllaka dekorative. Siperfaqja e pistes e shtruar me beton te ngjyrave te ndryshme, ka krijuar nje imazh me te larmishem nga pikepamja grafike per te qene me prane filozofise se rinise. Ndricimi eshte ideuar sipas funksionit te hapesirave. Zona sportive ka nevoje per nje ndricim me te forte dhe te drejtperdrejte, te realizuar permes vendosjes se shtyllave metalike, ndersa, zona e qete eshte e pajisur me ndricues pedonale. Per sa i perket gjelberimit, hija e blirit dhe kumbulles se kuqe, do te ndjeke rruget e levizjes. Gjithashtu jane perdorur edhe bime te tjera, te tipit shkurre dekorative si trendafile, jasmin, manjola etj.
Ramazan Fitezi, 71 vjec:
"Tani nuk jam i detyruar te bredh rrugeve kot"
Ramazan Fitezi, 71 vjec nga lagjja e Poligrafikut, pasi falenderon 1 mije here ata qe ndertuan parkun, sugjeron qe nuk do ishte keq, nese aty afer do te kishte ndonje lokal, ku pensionistet te pinin nje kafe me cmim modest. "Ne nuk kemi para qe ta pijme nje kafe 500 leke, por do ishte mire qe te ndertohej nje lokal me tavolina perjashta, ku te pinim dika me cmim te ulet", thote Ramazani. Ai ka zene nje vend ne nje stol, ku qendron me nje bashkemoshatarin e tij te cilin ne fakt nuk e njeh. "Kjo eshte e mira e parqeve publike. Mund te zesh muhabet edhe me njerez pa i njohur fare, e te ndihesh shume mire teksa bisedon me ta", thote Ramazani. Ai uron here pas here Bashkine e Tiranes per kete investim, duke u lutur qe te merret parasysh kerkesa e tij. Ne mos per nje lokal, te pakten per nje shites ambulant.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›