E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Rriten kostot ne sektorin e prodhimit

Kostot ne sektorin e prodhimit kane shenuar nje rritje prej 0.6 per qind kundrejt tremujorit te trete 2009. Ndersa ne baze vjetore kostot ne prodhim shenuan rritje 1.2%. Sipas INSTAT, industria Nxjerrese shenoi nje rritje prej 1.5 per qind. Ketu mund te permendim rritjen e cmimeve te produkteve ne aktivitetet "Nxjerrja e produkteve energjetike" me 8.9 per qind. indeksi i Cmimeve te Prodhimit ne degen "Industri Perpunuese" shenoi rritje me 0.6 per qind. Brenda saj mund te permendim rritjen e cmimeve te prodhimit te produkteve ne aktivitetet:"Prodhimi i drurit dhe artikujve me dru pervec mobilieve"me 1.0 per qind, "Rafinimi i naftes, koksifikimi"me 4.5 per qind, "Metalurgjia dhe perpunimi i metaleve" me 3.2 per qind. Ndersa cmimet e prodhimit ne aktivitetet e tjera si: "Industria tekstile", "Industria e letres, kartonit, botime", kane shenuar ulje perkatesisht me 1.5 per qind dhe 0.4 per qind. indeksi i Cmimeve te Prodhimit per produktet vendase arriti 108.7 per qind duke shenuar nje rritje prej 0.3 per qind krahasuar me tremujorin e trete 2009. Ketu mund te permendim rritjen e cmimeve ne deget "Industri nxjerrese" prej 1.5 per qind dhe "Industri perpunuese" prej 0.2 per qind. indeksi i Cmimeve te Eksportit (viti 2005 = 100) arriti 115.1 per qind duke shenuar nje rritje prej 1.8 per qind krahasuar me tremujorin e meparshem. Ketu mund te permendim rritjen e cmimeve te produkteve ne degen: " industri perpunuese" me 1.7 per qind.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›