E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenika:-Olta e ka provokuar Erionin

19/03/10 22:26

Domenika, Seldi, Olta dhe Klodi janë në kuzhinë dhe bisedojnë për provën e javës. Aty vjen Erioni dhe Klodi thotë se ai priste më shumë për provën nga grupi i Erionit ku bën pjesë edhe Domenika dhe Kika, por edhe nga grupi i tij që përbëhet nga Klodi, Olta, Bertina dhe Seldi. Pasi largohet Erioni ata fillojnë të bisedojnë për Erionin dhe Bertinën. Klodi i thotë Oltës që ti tregojë se çfarë ndodhi mes saj dhe Erionit një natë më parë ku Olta i bëri masazh koke Erionit. Domenika e pyet Oltën I kërkove ti apo të tha ai që ti bëje masazh?. Olta i thotë se Erioni ishte ankuar se i dhimbte koka dhe Olta i kishte thënë që ti bënte masazh. Olta i kërkon Domenikës që ajo ti tregojë arsyen e pyetjes së saj. Domenika i thotë se ajo ka vënë re që Bertina dhe Erioni grinden gjithmonë kur Olta i afrohet Erionit. Olta i thotë se grindja e fundit mes tyre nuk kishte qënë për shkak të saj dhe i tregon për zënkën e Erionit dhe Bertinës për verën gjatë drekës. Domenika i thotë se ajo e kishte parë Erionin shumë të mërzitur dhe i kishte ardhur keq për këtë. Domenika i thotë Oltës se ajo e ka provokuar disa herë Erioin, por në bisedën e tyre ndërhyn Seldi i cili flet keq për Bertinën dhe shfajson Oltën. Domenika debaton me Seldin dhe i thotë se Bertina ka të drejtë pasi Olta e ka provokuar disa herë Erionin në sy pranitë Domenikës. Domenika i drejtohet Oltës duke i thënë Ti vetë e provokove atë ditë Erionin dhe ma bëre me sy se ishte shaka. Olta qesh me reagimet e Seldit dhe nuk flet fare për të mohuar fakti se ajo e ka provokuar Erionin për të mërzitur Bertinën. Domi tregon se kishte pasur një bisedë me Erionin gjatë provës dhe kishte kuptuar se ai ishte shumë i mërzitur sepse ishte zënë me Bertinën. Olta thotë se Bertina i ka këto reagime edhe nga fakti që është në nominim. Ndërsa Klodi thotë se Bertina nuk ishte ndjerë mirë sot sepse i dhimbte akoma plaga e shkaktuar javën e kaluar në pistën e patinazhit dhe i thotë Oltës se Bertina nuk shkon me Oltën vetëm për veprimet e kësaj të fundit kundrejt Erionit. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›