E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ali Khamnei: Perëndimi po gënjen

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamnei, tha se çfarëdo sulmi i Izraelit ndaj Iranit, do t’i kthehet prapa shtetit hebre “si një rrufe”.

Khamnei gjithashtu tha se dyshimet e komunitetit ndërkombëtar se Irani po ndërton armë bërthamore bazohen në “gënjeshtra”.

Ai tha se Perëndimi kërkon që të “shmangë mendjet dhe opinionin publik nga ngjarjet ekonomike që po ndodhin në SHBA dhe në Evropë.”

Khamnei i bëri këto komente në një fjalim në shënimin e vdekjes së paraardhësit të tij dhe themeluesit të republikës islamike, Ajatollah Ruhollah Homeini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›