E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibali Shperthimi nga nje vater hidrogjeni ai mund te jete ngacmuar nga faktore te jashtem

Zv.ministri Ekonomisë, Neritan Alibali në ABC Neës flet për ngjarjen e Bulqizës, ai bën me dije se të plagosurit që kanë ardhur në Tiranë po trajtohen në Spitalin Amerikan dhe se gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Alibiali tha se në minierë po vazhdon degazifikimi i saj dhe shkalla e hidrogjenit është e lartë, po vazhdon të kryhet një punë e kujdesshme për largimin e gazit nga miniera.

Ai sqaroi se sipas informacionit paraprak ka qenë një grup prej 3-4 minatorësh, disa gaz matës dhe disa kanë qenë specialist të ajrimit.

“Ata kanë hasur në një sasi të madhe hidrogjeni, por gjithsesi ai nuk mund të shpërthejë vetë pa një faktor të jashtëm, ndoshta edhe një cigare e ndezur, apo një faktor tjetër i jashtëm, por gjithsesi ne do të presim konkluzionet e ekspertëve.
Ne nuk mund të japim përcaktim preciz pa pritur versionin e ekspertëve”, thotë Alibali.

Ai sqaron se kur niveli i gazit tejkalon normën e lejuar, puna në minierë duhet të ndërpritet. Gjithashtu sqaroi se prokuroria ka sekuestruar dokumentet e ACR-së .“Mendojmë se brenda ditës së nesërme do të kemi një konkluzion për shkaqet e shpërthimit.”, thotë Alibali.

Alibali tha se ka vizituar minatorët e plagosur, madje ka qenë edhe në familjen e minatorit që humbi jetën për ngushëllim.
Sipas Alibalit Task Forca është ngritur nga Ministria e Ekonomisë dhe është një institucion ndihmës, që verifikon nëse ka pasur shkelje të ligjit.  Alibali tha se ACR ka bërë sigurim jetë për të gjithë punëtorët e minierës së Bulqizës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›