Promovohet libri “Shkëlzen Maliqi përballë Baton Haxhiut”
Shkëlzen Maliqi përballë Baton Haxhiut - është libri i konceptuar në formën e një dialogu që vjen për lexuesin shqiptar nga botimet e UET Press dhe promovuar sot në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës.
Libri vjen si një bisedë-intervistë që gazetari i njohur Baton Haxhiu zhvillon me gazetarin, filozofin, politologun Shkëlzen Maliqi i cili rrëfen jetën e tij që nga vitet 60 si student në Beograd, deri në zhvillimet e vona në Kosovë.
Ky rrëfim nuk është thjesht një biografi e tij, por një analizë e hollë e ngjarjeve të rëndësishme nëpër të cilat kaloi Kosova, veçanërisht pas qeverisjes së Titos, ndër ato vite kur nacionalizmi serb nisi të ravijëzohej nëpër Jugosllavi.
Libri është i ndarë në periudha kohe dhjetëvjeçare, ku rrëfehet për Beogradin e viteve 60, për Titon dhe Enverin, deri tek filozofia paqësore e Ibrahim Rugovës.
(a.h/BalkanWeb)