E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy te rinj lene pa ngrohje 160 dhoma ne Qytetin Studenti

TIRANE - Dy persona jane vene ne pranga pasi jane akuzuar se kane vjedhur 160 kalorifere te dy godinave ne Qytetin Studenti. Nje dite me pare policia e kryeqytetit ka bere te ditur se, se ka arrestuar dy te rinjte, Pashk Ndou, 20 vjec dhe K. Sh., 15 vjec, te dy lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane. Lajmi eshte konfirmuar nga uniformat blu te Komisariatit numer 1, te Tiranes. Keto burimet thane se, keta te fundit ne bashkepunim dhe me specialistet e Seksionit Kunder Vjedhjeve pas nje pune disa javore, dy dite me pare ne oren 22:00 kane arrestuar ne flagrance dy te rinjte. Ndalimi i tyre thanw burimet eshte bere ne shtepine e tyre, ne zonen ne afersi te Qytetit Studenti. 15 dhe 20-vjecari, kishin vjedhur gjate diteve te pushimit te veres, ne dy godina 160 cope kalorifere. Grabitjet jane vene re ne momentin kur kane filluar qe te lyhen dhomat ne godinat 28 dhe 29. Pikerisht ne kete kohe, kujdestaret kane bere dhe denoncimin ne rajonin e policise ne Qytetin Studenti. Pas kesaj, inspektoret e Komisariatit numer 1, kane nisur hetimet per autoret e dyshuar per keto vjedhe. Gjate hetimeve jane marre ne pyetje dhe rojet e godinave qe gjate kohes se pushimeve te studenteve. Ata kane deklaruar se nuk kishin pare gje. Nderkohe qe pas disa javesh hetime, duke marre dhe deshmite e personave qe kane banesat afer, kane mundur qe te zbulojne dhe autoret e dyshuar te ketyre vjedhjeve, duke i vene ne pranga gjate dy diteve me pare ne oren 22:00. Dy te dyshuarit jane derguar ne qelite e Komisariatit numer 1, te policise se kryeqytetit. Akuza ndaj dy te prangosurve

Burimet zyryare te Policise se Tiranes thane dje se, jane kryet te gjitha veprimet proceduriale ne lidhje me keto vjedhje. Nderkohe qe akuza e ngritur ndaj dy te rinjeve eshte ajo e "vjedhjes ne bashkepunim". Pas kesaj dosja ka shkuar ne Prokurorine e Tiranes.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›