Alibeaj-Alfano:50 të dënuar shqiptarë do ekstradohen nga Italia

Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj ka siguruar homologun e tij italian, Angelino Alfano për gadishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për të marrë, në muajt në vazhdim,të paktën 50 të dënuar që vuajnë dënimin në Itali. Premtimi u bë gjatë takimit që Alibeaj pati me homologun Alifani gjatë vizitës së tij në shtetin fqinj. Gjatë takimit, ministrat ranë dakord edhe për ngritjen e një grupi pune për bashkëpunim në reformat më të rëndësishme ,në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe drogës. Në vazhdën e reformave që Shqipëria po bën për proceset integruese, ministri italian i Mbrojtjes Angelino Alfano do të paraqesë në takimin e radhës së G8 disa propozime problematike që i ka parashtruar ministri i Mbrojtjes, Alibeaj. Të dy ministrat këkruan forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në drejtësi, veçantërisht sa i përket bashkëpunimit në procedurat e ekstradimit.