E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi,opozita refuzon apelin e kryeministrit për konsensus politik

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Greqi hodhi poshtë një apel të kryeministrit Costas Karamanlis për arritjen e një konsensusi politik me qëllim përballimin e krizës globale, duke deklaruar se vendi kishte nevojë për zgjedhje dhe një qeveri të re. Karamanlis u takua dje me krerët e partive politike për arritjen e një konsensusi të përbashkët, pasi Komisioni Europian njoftoi aplikimin e masave disiplinore kundër Athinës për shkak të thellimit të buxhetit të saj.Lideri i opozitës socialiste George Papandreou, partia e të cilit aktualisht kryeson sondazhet publike, hodhi poshtë kërkesën e kryeministrit konservator dhe ripërsëriti thirrjen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. "Qeveria kërkon sot një çek të bardhë për politikat e saj të paefektshme dhe të jo të besueshme, në një kohë kur vendi ka nevojë për një drejtim të ri", deklaroi Papandreou pas takimit me Karamanlis, duke saktësuar se kjo nënkuptonte që "vendi ka nevojë për një qeveri të re".Liderë të tjerë të së majtës helene kundërshtuan gjithashtu thirrjen e kryeministrit Karamanlis duke deklaruar se synimi i vetëm i qeverisë ishte të mbështeste bankat dhe të pasurit, pa u kushtuar vëmendje shtresave në nevojë. Partitë e opozitës kanë akuzuar qeverinë se nuk ka asnjë program të gatshëm për përballimin e krizës.Greqia ka iniciuar një paketë ekonomike prej 28 miliadë eurosh në mbështetje të sistemit të saj bankar. Detyrimet fiskale nuk i japin mundësi qeverisë të ofrojë një paketë stimuluese ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›