Skandali, ”zhduket” Pango, asnjë gjurmë ku ndodhet
Kamera e televizionit “News24”, ka gjurmuar pasditen e sotme vendet në të cilat mund të ndodhej ish ministri i Kulturës Pango, por ska mundur të gjejë asnjë gjurmë. Në vilë nuk është parë asnjë lëvizje, Pango “zhduket”
TIRANE- Megjithëse Prokuroria e Përgjithshme ka hapur hetimet lidhur me skandalin seksual të ish-ministrit Pango, ky i fundit duket se ka humbur gjurmët.
Kamera e televizionit “News24” gjatë gjithë pasdites, ka gjurmuar vendet zyrtare ku ish-ministri i kulturës mund të qëndrojë,ose më saktë, vilën e tij private ku mësohet se është regjistruar edhe denoncimi filmik me vajzën që kërkonte një vend pune në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, nga ku Pango mund të tërhiqte pajisjet e fundit nga zyra pas shkarkimit,dhe së fundmi apartamenti i tij në Tiranën e Re, e cila shërben dhe si Instituti shqiptar i Studimeve Sociale e Psikologjike, por nga këto 3 vende, nuk duket asnjë lëvizje e Ylli Pangos. Jashtë atyre ndërtesave nuk duket asnjë gjurmë, asnjë lëvizje, apo dhe prani e makinës zyrtare të ish-ministrit. Në vilën e tij personale kamera e “News24” ka fokusuar disa lëvizje, por jo të Pangos. Ndonëse gjatë paradites u përfol që pas publikimit të videove, ish-ministri ishte i mbyllur në vilën e tij private,ku dhe makina tip Audi me targen Tr 0138 Z qëndronte e parkuar para shtëpisë, duket se mbasdite ish-ministri Kulturës ka vendosur të `zhduket`,të paktën larg kamerave dhe medias. (a.r/news24/balkanweb)