E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani insiston: Nuk zbatojmë urdhrat që shkelin ligjin

Për të dytën ditë me radhë, Ministria e Brendshme ka insistuar se Policia e Shtetit ka zbatuar dhe do të zbatojë me përpikmëri çdo urdhër që lëshohet në përputhje me ligjet e vendit. "Kjo ministri nuk ka zbatuar dhe nuk do të zbatojë kurrë urdhra verbalë që shkelin Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Në asnjë rrethanë askush nuk mund të japë një urdhër verbal dhe të pretendojë zbatimin e tij për të ndaluar një qytetar të lirë", tha dje ministria. Sipas saj, Shqipëria është një vend i lirë dhe kushdo që i lejon vetes një praktikë të tillë do të përballet me ligjin. "Në këtë kontekst, Ministria e Brendshme ka denoncuar dhe denoncon urdhrat e prokurorisë të datës 08.10.2008 për të ndaluar dhe shoqëruar me forcë shtetasin Damir Fazliç", përfundon njoftimi i Nishanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›