Alibeaj PS e ka humbur shansin per te kerkuar pavlefshmeri te procesit
Si nga ana proceduriale, ashtu dhe nga ajo ligjore,Partia Socialiste ka humbur shansin e saj për të kërkuar pavlefshmëri të procesit që kur ajo zgjodhi te ankimonte rezultatin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli më 23 maj, duke mos pretenduar pavlefshmëri të procesit.
Ky është mendimi i anëtarit demokrat të Komisionit të Ligjeve, Enkelejd Alibeaj, i cili teksa thekson se është qëndrim personal, sjell në vëmendje se Kolegji Zgjedhor i Apelit ka legjitimuar si të vlefshëm procesin e numërimit të 117 kutive.
Ai vë në dukje se Kolegji në këtë rast urdhëroi KQZ të ndiqte parimin kushtetues të barazisë së votës në të gjithë qendrat e mbetura ku fletët e votimit të hedhura në kutitë jorespektive nuk ishin numëruar, proces që tashmë është kryer në KQZ.
Alibeaj thekson se Kodi Zgjedhor, i miratuar unanimisht në 2008-ën nga të dy palët përjashton mundësinë e ankimit fillimisht të rezultatit dhe në rast dështimi të kërkojë dhe pavlefshmëri procesi.
Kjo pasi në këtë kod u mor parasysh ky rekomandim i OSBE/ODIHR-it, i cili kërkonte të shmangte nga procesi strategjitë politike të zvarritjes së tij.
Pas hezitimesh të mëdha, socialistët janë të vendosur të luajnë dhe mundësinë e tyre të fundit në garën zgjedhore të Tiranës, duke kërkuar pavlefshmëri.
Por në këtë rast, Partia Socialiste ka barrën e provës, thënë ndryshe ajo duhet të vërtetojë pavlefshmërinë e procesit me fakte dhe prova jo thjesht duke u nisur nga mosakordimi i shifrave, por dhe të vërtetojë shkaqet pse ai ka ndodhur.