KiE: Të rinisë dialogu politik, PS të kthehet në parlament
Këshilli i Europës, me anë të një draft-rezolute, ka kërkuar nisjen e dialogut sa më parë në Shqipëri. Për këtë, sipas Këshillit të Europës, deputetët e Partisë Socialiste duhet që të kthehen në parlament.
Ky raport i përgatitur nga Komiteti i Monitorimit, me raportues Dik Martin, flet në mënyrë të drejtuar për situatën në Shqipëri, ku krahas thirrjeve është i gatshëm të asistencë për reformën elektorale në veçanti.
Partia Socialiste të ndërpresë bojkotin e saj në punën në Parlament dhe të hyjë në dialog konstruktiv me forcat e tjera politike, thuhet në raport.
Bashkëraportues të Këshillit të Europës pritet që të vijnë në Shqipëri për situatën e krijuar pas zgjedhjeve locale të 8 majit.
Zhvillimet që lidhen me zgjedhjet lokale të mbajtura më 8 maj 2011 nxorrën në pah natyrën e brishtë të demokracisë dhe polarizimin e vazhdueshëm midis shumicës qeverisëse dhe opozitës. Bashkëraportuesit kanë ndërmend ta vizitojnë vendin menjëherë pasi të mbyllet rezultati i zgjedhjeve, thuhet në draft-rezolutë.