KiE PS te nderprese bojkotin

Këshilli i Europës i bën thirrje opozitës shqiptare të ndërpresë bojkotin dhe të bëhet pjesë e institucioneve. Në një draft-rezolutë të Komitetit të monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku merret në shqyrtim situata në disa vende përfshirë dhe Shqiperinë, bëhet thirrje për dialog politik mes opozitës dhe forcave të tjera politike, duke theksuar se zgjidhjet gjenden në institucione dhe jo në rrugë.
“Partia kryesore e opozitës në Shqipëri, PS të ndërpresë bojkotin e saj në punën e parlamentit dhe të hyjë në një dialog konstruktiv politik me forcat e tjera politike. Nga ana tjetër, abuzimi nga partitë e opozitës me strategjitë e bojkotit, si në rastin e Shqipërisë, ose refuzimin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje, nuk kujdeset për proçesin demokratik”, thuhet në draft rezolutën.
Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës shpreh shqetësim për situatën e tensionuar politike në Shqipëri kryesisht pas 21 janarit, duke bërë opozitën përgjegjëse për mosbashkëpunim.
“Paaftësia e opozitës për të bashkëpunuar me partinë në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit të vitit 2009 shkaktoi një krizë të vazhdueshme dhe çoi në ngjarjet tragjike të janarit 2011”, citohet në draft.
Ky komitet krahas thirrjeve për t’i dhënë fund bojkotit shpreh gatishmërinë për të asistuar politiken shqiptare edhe për vazhdimin e reformës zgjedhore.
“Autoritetet shqiptare janë ftuar nga ana e Asamblesë Parlamentare për të përmirësuar kuadrin legjislativ dhe në rritjen e kapacitetit të administratës zgjedhore në një numër fushash.”, vijon draft rezoluta.
Në veçanti Asambleja Parlamentare në draft rezolutën e saj, lë detyra edhe për Kuvendin e Shqipërisë lidhur me zgjedhjet dhe pluralizmin politik.
“Kuvendi i Shqipërisë të fusë një kornizë legjislative për të përmirësuar proçesin zgjedhor dhe të përmirësojë aftësitë e administratës zgjedhore për sa I përket regjistrit zgjedhor, rregullimin e mediave dhe të financimit të fushatave, rregullat e transparencës në lidhje me pronësinë e medias, përbërjen e komisioneve dhe listat e kandidatëve”, thuhet në draft rezolutë.
Bashkëraportuesit e Këshillit të Europës, Lakso dhe wilshire pritet të vizitojnë së shpejti Shqipërinë për situatën e krijuar pas zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Dy parlamentarët u angazhuan me situatën në Shqipëri edhe pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009.