Alket Rizai, i dyshuar për trukim të ndeshjes së kombëtares
Skandali i basteve të futbollit që ka shpërthyer në Greqi, duket se ka lidhje edhe me Shqipërinë. Mediat greke bëjnë me dije se dyshohet se ka pasur tentative edhe për trukimin e një ndeshje të kombëtares shqiptare.
Dyshimet lindin pas telefonatës së kriminelit të njohur shqiptar, Alket Rizai, i cili i ka këshilluar një biznesmeni grek që të luante 20 mijë euro.
Rizai ka folur me biznesmenin grek më datën 28 mars 2011, pikërisht ditën kur kombëtarja jonë ka luajtur me Bjellorusinë. Megjithatë, përveç bisedës, deri më tani nuk ka asnjë fakt për trukim të ndeshjes.
Alket Rizai është një emër i njohur në botën e krimit, sidomos pas arratisjes spektakolare nga burgu me anë të helikopterit.