E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj: Ramastrumbullar i korrupsionitBashkia: Janë shpifje

TIRANë- Vijon beteja e akuzave për korrupsiin mes opozitës dhe maxhorancës. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar kryetarit të Partisë Socialiste, njëherazi kryebashkiakut Rama që të prononcohet lidhur me akuzat e deputetes Albana Vokshi, për gjobëvënie dhe korrupsion, duke shtuar se mbështet iniciativën e saj për hetimin e partnerëve të Ramës.

“Ka mëse 3 javë që mister 20% hesht dhe nuk del nga strofulla e tij, i tmerruar nga dokumentat kritike të botuara në media, të bëra publike nga deputetja Vokshi. Ka mëse tre javë që Edvin Rama strumbullari kryesor i korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan, hesht për vendin e tij, në ndërtimin e 12 kullave 30 katëshe në të vetmen mushkëri të mbetur në Tiranë”,- ka deklaruar Alibeaj.

Pas deklaratës së deputetit Alibeaj ka reaguar Bashkia e Tiranës e cila e akuzuar atë për shpifje.
“Shqiptarët dinë ta dallojnë shpifjen nga akuzat e vërtetuara me fakte për korrupsin. Këto janë thjesht shpifje me të cilat edhe zotit Alibëeaj do ti vijë radha të përbalet në gjykatë”,-deklaron zëdhënësja e Bashkisë, duke lënë të hapur mundësinë e ngritjes së njëe akuze për shpifje edhe për Alibeajn.
(m.a/News 24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›