Alibeaj: Shqipëria, i vetmi vend pa një Kuvend të plotë

Në seancën e sotme parlamentare, deputetët e mazhorancës po vijojnë diskutimet e tyre për pr/ligjin për Kompleksin e ri Parlamentar. Relatori i këtij pr/ligji, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj informoi se ky pr/ligj i nënshkruar në Kuvend ka kaluar të gjitha procedruat dhe filtrat financiarë dhe marrjes së mendimit nga KM, ashtu sikurse e parashikon dhe Kushtetua.
Sipas Alibejt, ky Kompleks do të ndërtohet me paratë publike, nëpërmjet procedurave të prokurimit publik. “Vendi ynë, është i vetmi shtet në këtë rajon që nuk ka një Kuvend, e ka të ndarë atë në dy ndërtesa.
E paparë në ndonjë histori arkitekturore. Kjo është arsyeja pse do të duhet të ndërtojmë Kuvendin, i cili do të jetë i shqiptarëve, ku do të mbizotërojë psikoza e demokracisë së këtij shteti”, nënvizoi Alibeaj. Në këtë drejtim ai shtoi se arsyet e vërteta janë të pastra ideologjike, dhe se mbështetësit e ndërtimit të Kompleksit të ri parlamentar janë ata që duan të japin leksion të mirë për të mos qëndruar emblema, që mban brenda fantazmën e diktatorit.
Para dy ditësh, ky projektligj i propozuar nga 38 deputetë të PD-së, ka marrë votat e maxhorancës në Komisionin e Ligjeve. Me miratimin e këtij projektligji, hapet rruga e procedurave të mëtejshme për Kompleksin e ri parlamentar. Në nismën me pak nene përcaktohet se Kuvendi i Shqipërisë do të jetë enti prokurues i firmës fituese të punimeve në vendin ku ndodhet sot piramida, ndërsa Këshilli i Ministrave do të merret me hapat e tjerë në mënyrë që ky projekt të përfundojë për 100-vjetorin e pavarësisë.