Alibeaj: Spahiun nuk po e shkarkon Kuvendi, por ligji Eva Gjura
Deputeti i PD-se, Enkelejd Alibeaj, gjate nje interviste per gazeten "Koha Jone", ka shpjeguar ligjerisht te gjithe hallkat ligjore qe mazhoranca ka ndjekur per te hartuar kerkesen per shkarkimin e nenkryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu. Sipas Alibeaj, nenkryetari Spahiu ka shkelur Kushtetuten e vendit gjate ushtrimit te detyres se tij. Gjithashtu, deputeti demokrat hedh poshte pretendimin e nenkryetarit te KLD-se se mazhoranca po e shkarkon me pa te drejte, ai tha se nenkryetarin e KLD-se nuk po e shkarkon Kuvendi, por ligji qe ai ka shkelur gjate ushtrimit te detyres se tij. Deputeti i mazhorances komenton edhe zhvillimet e tjera politike ne vend, si zgjedhja e presidentit, qendrimin bojkotues te opozites dhe debatin qe ka pushtuar mediat, per videopergjimin Meta-Prifti.
Mazhoranca ka depozituar nje kerkese per ngritjen e nje komisioni hetimor per shkarkimin e nenkryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu. Sipas grupit parlamentar, kerkesa eshte e ligjshme, por nenkryetari i KLD-se ka deklaruar se Parlamenti nuk mund ta shkarkoje ate nga posti qe mban dhe kerkesa e mazhorances eshte antiligjore. Si deputet dhe si jurist, mund te na e shpjegoni me sakte, cila pale ka te drejte?
Une jam nje nga deputetet firmetare te kerkeses per shkarkimin e anetarit te KLD-se, te emeruar nga Kuvendi, e qe mban edhe postin e zv/kryetarit, z. Kreshnik Spahiu. Afermendsh, kuptohet qe pergjigjja ime merret me mend se cila do te jete. Pra, qe Kushtetuta e vendit, ligji per organizimin dhe funksionimin e KLD-se dhe akte te tjera ligjore, parashikojne qartesisht mundesine e shkarkimit prej Kuvendit, te anetarit qe eshte perfaqesues i Kuvendit ne KLD. Po mundohem te jap sqarime thjesht juridike ne kete pike, duke anashkaluar komentet e natyres politike. Keshilli i Larte i Drejtesise perbehet nga 15 anetare, 3 anetare bejne pjese per shkak te detyres, apo si thuhet rendom, ex officio (Presidenti, Ministri i Drejtesise dhe Kryetari i Gjykates se Larte). 12 anetaret e tjere behen pjesemarres te KLD-se nepermjet procesit te zgjedhjes. Konkretisht, 3 prej tyre zgjidhen nga Kuvendi, si te deleguar apo si perfaqesues te zerit te Kuvendit ne KLD, kurse 9 anetaret e tjere zgjidhen prej Konferences Gjyqesore Kombetare, si te deleguar apo perfaqesues dhe percjelles te zerit te gjithe komunitetit te gjyqtareve te republikes. Ne Kushtetute parashikohet se "Anetaret e zgjedhur qendrojne ne detyre per 5 vjet, pa te drejte rizgjedhjeje te menjehershme." Pra, per keta 12 anetare te KLD-se thuhet se qendrojne ne detyre per 5 vjet. Kjo shprehje nuk duhet te interpretohet ne sensin qe anetari qendron domosdoshmerisht 5 vjet, pa asnje mundesi shkarkimi apo pezullimi te mandatit apo mbarim te mandatit. Kjo shprehje ka per qellim te percaktoje sakte ceshtjen e kohezgjatjes maksimale te qendrimit ne detyre te anetareve te zgjedhshem te KLD-se. Kete kuptim i ka dhene edhe vete ligji per organizimin dhe funksionimin e KLD-se, ndersa per anetaret e zgjedhshem te saj parashikon edhe hipotezat e mbarimit te mandatit para kohe (para afatit 5-vjecar). Keshtu, ne nenin 10 te ligjit nr. 8811 per organizmin e KLD-se se "Kur Keshilli i Larte i Drejtesise cmon se zgjedhja dhe qendrimi ne detyre i anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise nuk jane ne perputhje me ligjin, me vendim te arsyetuar, pezullon ushtrimin e mandatit dhe i kerkon, sipas rastit, Konferences Gjyqesore Kombetare ose Kuvendit, zhvillimin e zgjedhjeve te reja". Pra, duket qarte se Kushtetuta dhe ligji parashikojne mundesine e pezullimit te mandatit te anetarit dhe kerkimin ndaj organit te emerteses, zevendesimin. Konkretisht, per secilin nga 9 anetaret e zgjedhur nga komuniteti i gjyqtareve, kjo e drejte eshte e Konferences Gjyqesore Kombetare, kurse per cdonjerin nga 3 anetaret e zgjedhur nga Kuvendi, kjo e drejte i perket Kuvendit. Ceshtja tjeter me vlere per te trajtuar eshte percaktimi i rasteve te mbarimit apo pezullimit te mandatit te anetarit te KLD-se. Neni 7 i kombinuar me nenin 5 te ligjit parashikon mundesine e mbarimit te mandatit te anetarit te zgjedhshem te KLD-se. Jane plot 8 raste qe parashikojne mundesine e mbarimit te mandatit. Per rastin konkret, qe ju pyesni, referenca me e drejte eshte rasti i fundit qe flet per papajtueshmerine e ushtrimit te detyres se anetarit te KLD-se (neni 8 pika 1 shkronja e), qe ka kete permbajtje: "Mandati i anetarit te zgjedhur te Keshillit te Larte te Drejtesise mbaron kur vertetohet njera nga papajtueshmerite e percaktuara nga ky ligj". Neni 5 parashikon rastet e papajtueshmerise me detyren si vijon: "Funksioni i anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise eshte i papajtueshem me funksionin e prokurorit, te anetarit te organeve drejtuese dhe ekzekutive te partive politike ose me veprimtarine e avokatise ne gjykatat e shkalles se pare dhe te apelit". E kjo eshte vetem nje nga shkaqet e mundesise se shkarkimit te individit ne fjale nga detyra e anetarit te KLD-se. Nga ana tjeter, individi ne fjale, ne analize te veprimtarise se tij, jo vetem ka dhe po demonstron veprimtari te mirefillte politike, porse ajo cka eshte me e rende, se ne pozicionin e tij edhe si zevendeskryetar, nuk ka permbushur detyren e vet ligjore. Per kete shkak, ligji i KLD-se ne nenin 9 te tij parashikon si mundesi te mbarimit te mandatit apo te pezullimit te mandatit edhe rastin e "...ushtrimin ne perputhje me ligjin te detyres se anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise". Ky individ eshte zgjedhur si anetar i KLD-se nga Kuvendi, me qellimin dhe misionin per te percjelle ne KLD pikerisht sensibilitetet qe Kuvendi i Shqiperise ndjen ne lidhje me sistemin gjyqesor. Individet e zgjedhur nga Kuvendi duhet te percojne frymen dhe te analizojne dhe te ndermarrin veprime aktive ne gjirin e KLD-se, te motivuar pikerisht si mbajtes te besimit te Kuvendit. Ne momentin kur ky besim eshte thyer, ka rene dhe kur individi ne fjale jo vetem qe nuk merakoset aspak per ushtrimin e detyres se tij, jo vetem sipas ligjit, por as edhe sipas detyrimeve etike qytetare, eshte e udhes qe ai te shkarkohet nga kjo detyre dhe te lihet i lire te kryeje veprimtarine e vet politike apo cfaredo veprimtarie tjeter. Pra, perfundimisht jo vetem Kushtetuta parashikon mundesine ligjore te shkarkimit te anetarit te zgjedhshem te KLD-se nga organi qe e ka zgjedhur, porse ligji detajon dhe specifikon qartesisht rastet, pa lene medyshje. E treta ceshtja qe vlen te trajtohet eshte percaktimi i rruges procesuale te veprimtarise kuvendore per shkarkimin e anetarit ne fjale. Rregullorja e Kuvendit, ne nenin 114 te saj, parashikon se Kuvendi ne rastet e shkarkimit te funksionareve kushtetues, duhet te operoje ne baze te nje komisioni hetimor. Kerkesa per ngritjen e komisionit hetimor duhet nenshkruar nga se paku 28 deputete. Paraqitet ne Komisionin e Ligjeve. Nese miratohet ne kete komision, i kalohet seances per miratimin e ngritjes se komisionit. Komisioni hetimor kryen verifikimin e veprimtarise dhe raporti perfundimtar votohet ne seancave kuvendore. Me pas, vendimi i shkarkimit i percillet KLD-se qe ajo te njihet me te. KLD-ja, nga ana e saj, ngre nje komision prej 3 anetaresh (nuk ben pjese anetari i shkarkuar), i cili verifikon mberritjen e kerkeses nga Kuvendi dhe se cfare permbajtje ka vendimi perkates. Ne rast se konstaton se organi i emerteses ka shprehur vullnet te qarte per shkarkim te anetarit te zgjedhur prej tij, atehere i paraqet propozimin KLD-se qe kjo e fundit te marre nje vendim per pezullim te mandatit te anetarit ne fjale dhe njekohesisht, t'i kerkoje organit te emerteses zgjedhjen e nje anetari te ri perfaqesues te tij. Ky vendim bazohet ne raportin e komisionit hetimor dhe ne rekomandimin e dhene nga komisioni hetimor, si dhe ne vendimin e Kuvendit te miratuar nga ky i fundit. Pra, kjo eshte nje veprimtari thjesht notifikuese e vullnetit te Kuvendit per heqjen e besimit ndaj te deleguarit te tij ne KLD. U zgjata pakez, porse kjo eshte e gjithe trajtesa ligjore, nepermjet se ciles do kaloje si ne thelb, ashtu edhe ne procedure, shkarkimi i individit ne fjale, anetar dhe zv/kryetar i KLD-se. Ne lidhje me sekelldine individit ne fjale dhe deklarimet se nuk e shkarkon dot Kuvendi, deklaroj edhe une se nuk eshte Kuvendi, ai qe e shkarkon, por eshte ligji, ai qe e shkarkon, apo me sakte akoma, jane veprimet dhe sjelljet e vete individit qe e shkarkojne, si nje zgjedhje e lire e tij. Ajo cfare Kuvendi do te duhet te beje eshte mbledhja e fakteve, provave, rrethanave mbi veprimtarine e ketij anetari te KLD-se dhe arritja e perfundimit nese ajo eshte nje veprimtari politike (e strukturuar ose jo pak rendesi ka) dhe nese ka mospermbushje te detyres per kete shkak. Per hir te ruajtjes se paanesise dhe mosparagjykimit te ceshtjes, them se do te jete rezultat i veprimtarise se komisionit hetimor, ajo cka do percaktoje keto konkluzione. Nese del qe Kreshnik Spahiu kryen veprimtari te mirefillte politike, madje me rol kryesor ne te dhe nese del qe Kreshnik Spahiu nuk ka permbushur detyrat e veta ligjore, si anetar dhe zv/kryetar i KLD-se, atehere thjesht ai eshte i shkarkuar nga detyra dhe Kuvendi duhet te procedoje me zgjedhjen e zevendesuesit. Kjo eshte e gjitha.
Ne seancen e fundit parlamentare u konstatua se konsensusi i arritur mes PD-se dhe PS-sv per miratimin e ligjeve me 3/5-at u prish, pasi opozita nuk pranoi te fuse ne kalendarin e punimeve te Kuvendit ligje me 3/5-at, me pretendimin se ato duhen rishikuar. Qendron pretendimi i tyre, cdo te behet tani, si e parashikoni klimen politike?
Nuk arrij te gjej nje arsye te qenesishme ne terheqjen e opozites nga marreveshja e nentorit te vitit te kaluar. "Sebepi" qe kane nxjerre eshte ai, sipas te cilit, deputetet e opozites nuk kane pasur kohen e mjaftueshme te studionin permbajtjen e projektligjeve perkatese, nderkohe qe keto projektligje kane, me se paku, 2 vjet qe jane depozituar ne Kuvend. Une besoj se deputetet e opozites i kane aftesite intelektuale dhe profesionale per te kuptuar permbajtjen e tyre dhe per te dhene verejtje apo permiresime per to, ne nje kohe relativisht te shkurter. Nuk jam i bindur nese edhe Edi Rama e ka kete aftesi, porse ajo cfare duket ne pamje te pare, si motivim i sjelljes se opozites, eshte se ajo thjesht nuk deshiron qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat per ne BE. Tashme qe eshte bere e qarte se ky status varet nga plotesimi i ketyre kushteve, opozita terhiqet. Kjo, sepse opozita eshte fare e qarte ne perceptimin e ndjesive politiko-elektorale te shoqerise shqiptare. Nese do te merret ky status prej Shqiperise, merite thelbesore do te kishin reformat e ndermarra nga mazhoranca qeverisese. E shoqeria shqiptare, e cila qendron me gjykimin e saj objektiv shume me lart se driteshkurtesia e Edi Rames, do te dinte te vleresonte politikisht mazhorancen. Kete gje nuk e mirepret opozita. Per kete qellim ndodh kjo terheqje e opozites. Bazuar, pra, ne filozofine qe vetem mazhoranca te mos fitoje kredo politike, qofte edhe me koston e demtimit te interesave te secilit shqiptar. Ka edhe arsye te tjera, aspak kushtetuese dhe aspak ne perputhje me aspiraten e integrimit, qe opozita fsheh ne mendjen e saj, teksa u terhoq, se paku per momentin, nga marreveshja. Gjithsesi, me shume durim e maturi, mazhoranca eshte aty duke e pritur opoziten, jo vetem te ri-instalojme bashkepunimin, por ta ngreme ate ne nivele me te larta. Une besoj se kjo do te ishte qasja me e duhur dhe me optimale, qofte edhe per interesat politike te opozites. Besoj se e ka kete mase arsyetimi per ta kuptuar. Gjithsesi, nuk do te cuditesha edhe per te kunderten.
Jemi para zgjedhjes se presidentit te ri. Ka nisur diskutimi dhe artikulimi i shume emrave. Mendoni se presidenti duhet te jete nga radhet e politikes apo konsensual? Nese jeni per brenda radheve te politikes, PD-ja i ka keto potenciale per ta zgjedhur nga radhet e saj?
Presidenti i radhes duhet te jete nje figure qartesisht politike. Politike, ne kuptimin e nje figure qe kupton fenomenologjine politike shqiptare, qe njeh sensibilitetet kushtetuese te pozites se Presidences, qe njeh mekanizmin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve. Pra, duhet nje njeri qe te interpretoje Kushtetuten jo vetem nen kendveshtrimin juridik, por edhe ne kontekstin politik. Te dije te jete nje moderator ne dialektiken mes pushteteve. Te dije te nxjerre politiken nga "pikat e vdekjes". Te dije te promovoje vlera te larta demokratike ne sistemin gjyqesor, ate legjislativ, ate diplomatik dhe ate honorifik, madje. Te gjitha keto virtyte, qe duhet te mbarte figura e presidentit, kerkojne qe edhe individi qe duhet te meritoje ate post, te kete treguar ne te shkuaren, se di te ruaje ekuilibra, se di te mbaje ekuidistancat politike apo institucionale, se di te tregoje se vlerat etike te demokracise jane me te forta per te, se interesat politike apo partiake, se di dhe se ka treguar angazhim real ne persosjen e shtetformimit shqiptar. Nuk eshte ndonje ushtrim i veshtire intelektual perzgjedhja e nje figure te tille. PD-ja jo vetem per faktin se shume figura te saj, te cilat kane pasur mundesi t'i tregojne keto virtyte ne keto 7 vjetet e fundit ne qeverisjen e ketij vendi, por edhe per shkak te historise se saj 21-vjecare dhe te vlerave qe mbart ajo dhe individet qe militojne ne te, ka jo vetem mundesine, por ka sikletin e perzgjedhjes se figurave te tilla.
Presidenti Topi ka deklaruar se do te krijoje nje partie te re dhe nje grup ish-deputetesh dhe ish-zyrtaresh te larte kane deklaruar se do t'i bashkohen nismes se tij per krijimin e nje partie te re. Si e gjykoni levizjen e tyre dhe sa e demton kjo parti mazhorancen?
Jemi vend i lire. Jemi nje shoqeri qe ka instaluar nje kulture te kenaqshme te pluralizmit te mendimit, te ideve dhe te organizmit partiak. Nese kjo qe juve thoni do te vertetohet, pra qe presidenti ne detyre, i dale nga PD-ja, nepermjet sforcove te PD-se, do te krijoje nje parti tjeter, ju garantoj se jo vetem dem nuk do te krijoje ne termin e psikozes elektorale, por as ne terma te matematikes elektorale. Nese do te krijoje nje parti, thjesht do te provoje vertetesine e qendrimit tone kritik ndaj tij, pra ate te qendrimit politik jomosmirenjohes. Kur nje individ ne politike, ne postin me te larte, tregon vese te tilla, si mosmirenjohja apo bashkimi i votes ne zgjedhje me kundershtarin, apo lufta politike ndaj ish-kolegeve dhe miqve, atehere cfare mund te prese kush prej tij? Tek e fundit, politika eshte fushebeteja e testimit te vlerave te moralit njerezor. Dhe njerezit jane te ndjeshem ndaj tyre. Ky president tregoi se nuk i kishte dhe nuk besoj se ka kohe te korrigjohet.
Cili eshte komenti juaj per debatin me te fundit, Meta-Prifti, per videot e pergjimit?
Gjykata ka folur tashme dhe komentet jane te teperta. Ajo cfare ka sens te flitet tashme mbi kete ceshtje, eshte se prokuroria shqiptare tashme eshte kapluar nga psikoza e frikshme e instrumentalizimit politik te saj. Tashme po shfaqen fort dhe dukshem simptomat e proceseve penale te montuara. Kjo eshte trumbete alarmi qe do te duhet te beje te mendohet gjithkend. Nje funksion kushtetues te pavarur, tashme, e kemi ne duar te pasigurta, te cilat nese nuk e kane bere shume shpejt do e nxjerrin jashte sistemit kete organizem. E kjo eshte defekt i rende i vete sistemit. Duhet menduar ne menyre te plote, te qarte dhe pa emocion per kthimin ne hullite e ligjit, shtetformimit te ketij institucioni.