Revolta ne PS, Brace kunder Rames Rozeta Rapushi
Rishperndarja e delegateve ne zona, miratuar ne mbledhjen e djeshme te Asamblene Kombetare te Partise Socialiste, shkaktoi debate dhe kundershtime brenda selise roze. Debate qe cojne deri me moszbatim te vendimit, si deputeti socialist Erjon Brace, qe pak minuta pas mbledhjes u shpreh kunder ndryshimit te qarkut nga Berati ne Korce. Ndersa gjate mbledhjes, Kryetari i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, akuzoi kreun socialist, Edi Rama se po i trajton si ushtare. "Po abuzoni me bazen e partise. Ju nuk mund te promovoni figurat tuaja duke perdorur bazen e Vlores", mesohet te kete thene ai ne mbledhje. Ne kuader te procesit te riorganizimit te strukturave te kesaj force politike, nje vit para zgjedhjeve te parlamentare, PS-ja realizoi pothuajse shperndarje te plote te anetareve te asamblese dhe kryesise, veprim qe nuk u pertyp aspak lehte nga disa prej anetareve. Pakenaqesi u shprehen edhe nga Eltar Deda, apo Ndricim Hysa. Nderkohe qe behet e ditur, se pas kundershtimeve, kreu socialist Edi Rama eshte shprehur se "Detyrat duhet t'i pranoje cdo kush dhe te jape kontribut aty ku u caktohet".
Kundershtimet
Publikisht, menjehere pas mbledhjes se asamblese kombetare, i pari qe kundershtoi ishte deputeti i qarkut te Beratit, Erjon Brace. Ne nje postim ne faqen e tij zyrtare ne rrjetin social "Facebook", Brace dha argumentet se pse e kundershton dhe madje, as nuk do ta zbatoje vendimin e asamblese, te marre dje, qe ai te jete delegat ne Korce, kur prej vitesh ai ka qene ne Berat, ne qarkun ku edhe eshte zgjedhur deputet. Teper i revoltuar nga vendimi i marre dje, ai beri te qarte se nuk ka nevoje per ofiqe ne parti apo kudo gjetke. Duke theksuar se per ofiqe nuk tradhton apo braktis asnje socialist apo qytetar ne te gjithe deget e PS-se apo njesite administrative ne Berat apo Kucove. Brace tha se ky nuk ka qene premtim parazgjedhor, por nje qendrim politik e moral. "Prej sot, angazhimi im politik e publik do te jete beteja deri ne voten e fundit me Sali Berishen dhe regjimin e tij ne Kuvend, perfaqesimi dhe puna per dhe me cdo beratas e kucovar, atje ku ata jetojne, ne funksion te kesaj beteje, mbi te gjitha, per te ndryshuar jeten e tyre. Ky eshte borxhi qe ju kam une socialisteve. Ofiqet le t'i mbajne ata qe rrojne per to", reagoi ashper Brace, duke deklaruar se nuk do te zbatoje vendimin e asamblese kombetare. Reagime kritike u bene, gjate mbledhjes se zhvilluar me dyer te mbyllura, edhe nga kryetari i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika apo anetari i Asamblese, Ndricim Hysa, i cili ka qene ne qarkun e Elbasanit dhe tashme eshte deleguar ne Tirane. I kontaktuar nga gazeta "Koha Jone", Hysa tha se do te vleresoje kete vendim pak me vone. "Me te gjitha keto qe po beni, ia keni lene partine kryetareve te partive dhe kjo nuk eshte e drejte. Kjo eshte nje skeme qe nuk funksionon", mesohet te kete thene Hysa ne mbledhjen me dyer te mbyllura. Perballe kritikave, kreu socialist Rama ua beri te qarte se detyrat e reja jane te padiskutueshme. "Detyrat duhet t'i pranoje cdokush dhe te jape kontribut aty ku u caktohet", u pergjigj Rama.
Ndryshimet
Nga vendimi i mbledhjes se djeshme, te asamblese kombetare, u be nje rishperndarje e te deleguarve te kryesise. Keshtu, Erion Brace, nga qarku i Beratit, u caktua te mbuloje Korcen, Ben Blushi nga Korca u caktua ne Elbasan, Ndricim Hysa nga Elbasani ne Tirane. Po keshtu, Valentina Leskaj nga Elbasani caktohet ne Vlore, Arben Malaj nga Vlora ne Kukes, Eglantina Gjermeni nga Tirana ne Durres, Pandeli Majko ne Diber. Ndryshime te tjera u bene edhe per Mimi Kodhelin, e caktuar nga Korca ne Diber, Arben Isaraj nga Vlora ne Gjirokaster, Fatmir Xhafaj nga Tirana ne Vlore apo Ilir Beqaj nga Shkodra ne Korce.
ASAMBLEJA KOMBETARE
Shperndarja e delegateve te PS-se
Delegatet Ishin Caktohen
Erion Brace Berat Korce
Ben Blushi Korce Elbasan
Ditmir Bushati Tirane Puke
Valentina Leskaj Elbasan Vlore
Eglantina Gjermeni Tirane Durres
Namik Dokle Kukes Berat
Arben Ahmetaj Korce Gjirokaster
Mimi Kodheli Korce Shkoder
Arben Isaraj Vlore Gjirokaster
Fatmir Xhafaj Tirane Vlore
Pandeli Majko Korce Diber
Ilir Beqaj Shkoder Korce
Nuk ndryshojne
Bashkim Fino Fier Fier
Damian Gjiknuri Elbasan Elbasan
Sajmir Tahiri Tirane Tirane
Shpetim Gjika
"Po na trajtoni si ushtare. Keni caktuar ne Vlore te pakten 5 persona qe nuk jane fare nga Vlora. Po abuzoni me bazen e partise. Ju nuk mund te promovoni figurat tuaja duke perdorur bazen e Vlores".
Erjon Brace
"Eshte krijuar nje peshtjellim i madh mbi delegimin e anetareve te Kryesise se PS neper qarqe. Peshtjellimi eshte krijuar per shkak te nxjerrjes se qellimte te emrave ne media, referuar nje projekti qe nuk ka marre ne asnje germe edhe miratimin tim te pakten. Dua te sqaroj se une nuk jam i deleguar i kryesise se PS ne disa KZAZ ne Devoll e Korce! Une jam deputet i Partise Socialiste ne Kuvendin e Shqiperise, ne rrethin e Beratit! E gjitha ne respekt te mandatit te marre nga socialistet e populli ne kete rreth! Ju kam thene: Une nuk kam nevoje per ofiqe ne parti apo kudo gjetke! Per ofiqe nuk tradhtoj e nuk braktis asnje socialist apo qytetar ne te 11 deget e PS apo njesite administrative ne Berat; 3 deget e PS apo njesite administrative ne Kucove! Ky nuk ka qene premtim parazgjedhor por nje qendrim politik e moral i ndertuar e pjekur bashke me secilin prej jush! Prej sot, angazhimi im politik e publik do te jete: Beteja deri ne voten e fundit me Sali Berishen dhe regjimin e tij ne Kuvend, perfaqesimi dhe puna per e me cdo beratas e kucovar, atje ku ata jetojne, ne funksion te kesaj beteje, mbi te gjitha per te ndryshuar jeten e tyre! Ky eshte borxhi qe ju kam une socialisteve! Ofiqet le t'i mbajne ata qe rrojne per to!"