E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj: Transparenca kërkohet edhe nga PD-ja

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit kërkohet edhe nga maxhoranca.
Në një prononcim për mediat Alibeaj theksoi se PD-ja është e gatshme për transparencë të gjedhjeve brenda Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Sipas tij zgjidhja e krizës politike në vend do të bënte që PS-ja t'i kthehej nomalitetit.
Ai shtoi se nuk është formula ajo që mund të zgjidh krizën politike në vend por vendosja e procedurave ligjore që sipas tij të bëjnë të pranueshme dhe të japë efektet për zgjidhjen e krizës.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Partisë Socialiste për bashkëpunim me maxhorancën për të bërë ndryshimet e nevojshme në kodin zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›