Alibeaj denoncon ne prokurori dy prokurore te Shkodres
Tirane – Mbajtja pa shkak e nje qytetari do t’u kushtoje jo vetem karrieren, por edhe nisjen e hetimeve ne ngarkim te tyre dy prokuroreve ne Prokurorine e Shkodres. Dje, ministri i Drejtesise ka vene ne dijeni Presidentin Bamir Topi per shkeljet e tyre, duke kerkuar edhe shkarkimin nga detyra e dy prokuroreve. Nga ana tjeter, Alibeaj ka depozituar nje kallezim penal ne Prokurorine e Pergjithshme ku i kerkon, Kryeprokurores Ina Rama nisjen e hetimeve ndaj tyre ne akuzen e “Shperdorimit te Detyres”. Pas shkeljeve ligjore te gjyqtareve, listes i jane shtuar edhe rastet e prokuroreve, qe rrezikojne masa disiplinore te ashpra. Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, gjate nje konference per shtyp te zhvilluar paraditen e djeshme ne ambientet e ministrise, denoncoi shkeljet e kryera nga dy prokurore te Gjykates se Apelit ne Shkoder dhe tre gjyqtareve ne Gjykaten e Elbasanit. Sipas ministrit te Drejtesise, prokuroret Brahim Ndregjoni dhe Arta Marku kane mbajtur nje person ne burg per 75 dite, pa pasur nje vendim gjykate, duke i hequr atij te drejten per te qene i lire. Per kete, ai i ka kerkuar Presidentit masen ekstreme, ate te shkarkimit nga detyra. “Nga kontrolli i ushtruar ne Gjykaten e Apelit Shkoder rezulton se i denuari Arben Ndoja ka vuajtur padrejtesisht 2 muaj e 13 dite burg, si pasoje e moszbatimit te dispozitave urdheruese procedurale penale nga dy prokuroret e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor dhe Apelit ne Shkoder”, deklaroi dje ministri i Drejtesise. Sipas tij, materiali verifikues, sipas detyrimit ligjor qe ka ministri i Drejtesise, ja ka percjelle per njohje Kuvendit, Presidentit dhe Prokurores se Pergjithshme. Rastet e fundit te shkeljeve te kryera nga ana e prokuroreve jane shtuar ndjeshem. Pak dite me pare Prokuroria e Pergjithshme nisi hetimet dhe dergoi per gjykim dosjen e prokurorit te Kavajes, Musa Malkurti, i cili mori nje shume lekesh ne kembim te lirise. Ndersa vetem pak muaj me pare u publikua raporti i shkeljeve te gjyqtareve dhe prokuroreve per lirimet e te denuarve, ne saje te raporteve te mjekesise ligjore, ku edhe u perjashtuan disa mjeke nga detyra. Grupi hetimor, i ngritur ne Prokurorine e Pergjithshme, nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, arriti ne perfundimin se vendimin nuk e merrte prokuroria, por gjykata dhe keta prokurore nuk ishin shkaktare te lirimeve, pasi ne nje pjese te rasteve kishin kundershtuar lirimin e te denuarve. Por nga ana tjeter, ishte raporti mjekoligjor, ai qe i nxirrte te denuarit te semure, e cila u jepte atyre te drejten te fitonin lirine nga gjykata.