E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policet, perseritet konkursi

TIRANE - Niveli i ulet i kandidateve per Patrullen e Pergjithshme te Policise se Shtetit, ka bere qe drejtuesit e uniformave blu te marrin vendimin per perseritjen e ketij konkursi. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare nga burime te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Keta te fundit kane konfirmuar se nuk do te kete ulje te nivelit te pikeve per personat qe do te hyjne ne kursin 6-mujor, pasi ky eshte nje standard i vendosur me pare. Pikerisht per kete gje, ne menyre qe asnje gje te mos deshtoje, do te vendoset nje date tjeter, qe per momentin ngel ende enigme. Dy dite me pare, ne konkursin e zhvilluar nga Policia e Shtetit, vetem pese kandidate kane marre piket qe i cojne ne hapin e dyte te konkursit, testin fizik. Ne fakt, numri i studenteve qe duhej te pranoheshin ne stadin e dyte te testit duhej te ishin 350 te tille, nga 1040 te regjistruar ne te gjithe vendin per nje muaj.

Rezultatet e nxjerra nga policia, disa ore pas konkursit, kane qene zhgenjyese per shume kandidate si dhe drejtuesit e policise. Vetem pese kandidate kane mundur te marrin mbi 60 pike, qe ka qene niveli minimal i tyre. Burime te uniformave blu kane thene se keta aplikante e kane te fituar automatikisht shkollen dhe nuk kane pse te hyjne ne testin e dyte, qe do te zhvillohet ne ditet ne vazhdim. Nga zbardhja e pergjigjeve te sakta nga ana e korrigjuesve, shumica derrmuese e kandidateve nuk kane zgjidhur pyetjet e testit te matematikes. Testi i dy diteve me pare eshte hartuara nga specialistet e Qendres se Hartimit te Testeve ne Ministrine e Arsimit. Kjo gje eshte bere me kerkese te Policise se Shtetit, per te hequr dyshimet per ndonje manipulim te mundshem.

Nga testimi i vitit te kaluar, nje numer i konsiderueshem kandidatesh, munden te kapnin shifren 90 pike. Ky nivel i larte shqetesoi kreret e uniformave blu, te cilet kete vit vendosen qe ne vend te testit te tyre te pergatisnin nje test me nje nivel veshtiresie me te larte. Gjithashtu, dhe sekretimi ka qene i mbuluar duke mos lejuar qe te abuzohej gjate korrigjimit dhe nxjerrjes se pikeve. Policia e Shtetit e hapi aplikimin per ne kursin gjashtemujor te policise, ne muajin maj, duke ftuar kandidatet qe plotesonin kushtet qe te vinin. Gjate nje muaji u regjistrua nje numer i konsiderueshem personash, qe nuk kane mundura te kalojne testin e pare. Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›