Alibeaj “kryqezon” ish kreun e Gjykates Elbasan
Tirane – Ministri i Drejtesise, Enkeljed Alibeaj i ka derguar dje KLD-se kerkesen per vendosjen e mases disiplinore te tre gjyqtareve qe shpallen te pafajshem autorin e nje vrasje ne qytetin e ka kerkuar nga ana e KLD-se shkarkimin e gjyqtareve. Ne krye te listen qendron ish kreu i Gjykates se Elbasanit i cili ka mesohet te kete qene edhe kryesuesi i trupit gjykues. Kapja flagrante e ketyre shkeljeve ka rezultuar menjehere pas nje kontrolli te ushtruar nga ana e Inspektoriatit te Ministrise se Drejtesise. Nga inspektimi ne kete gjykate ka rezultuar se ish kryetari Bujar Musta ka shkelur dispozitat proceduriale mbi pavlefshmerine dhe paperdorshmerine e provave per nje te pandehur te akuzuar per vrasje, i cili eshte shpallur i pafajshem nga gjykata, ndonese prokuroria ka kerkuar denimin e tij me 25 vjet burg per akuzen e “vrasjes me paramendim”. Behet fjale per te pandehurin Suel Cela, i akuzuar per vrasjen e shtetasit Roland Musta, ngjarje kjo e ndodhur me 27 shtator te vitit 2006. Se bashku me te pandehurin Cela gjykata ka shpallur te pafajshem edhe dy te pandehurit e tjere Jani Xhufka dhe Fatjon Muja, te cilet akuzoheshin per “perkrahje te autorit te krimit”. Pas sjelljes ne Gjykate te Elbasanit te nje numer te madh deshmitaresh si dhe provave te tjera materiale te cilat vertetonin fajesine e tre te pandehurve, trupi gjykues, i cili kryesohej nga ana e gjyqtarit Musta, ka vendosur deklarimin e tij te pafajshem te tyre. Vendimi eshte dhene me 1 qershor te ketij viti. Ndersa provat te cilat jane paraqitur nga ana e prokurorise jane cilesuar si te pavlefshme duke i cilesuar vetem si pretendime te cilat sipas trupit gjykues nuk perbejne prove materiale. I ati i viktimes, Asallan Musata ka qene ai qe ka vene ne dijeni kete presidentit te Republikes Bamir Topi, KLD-ne, Minsitrine e Drejtesise si dhe vete kryeministrin per kete ngjarje te rende te ndodhur ne Gjykaten e Elbasanit. Pas shpalljes se pafajshem te tre autoreve, prokurori i ceshtjes e ka apeluar ate ne Gjykate te Apelit Durres. Por inspektorati i Ministrise se Drejtesise pasi eshte vene ne dijeni te ketij fakti ka zbarkuar ne kete gjykate ku edhe ka nisur hetimet e saj. “Gjykata, ne shkelje te plote te urdherimeve procedurale ka anashkaluar te gjithe provat te cilat i ngarkonin me pergjegjesi penale autoret e kesaj vepre penale duke deklaruar diten me diell pafajesine e tyre, nderkohe qe i gjithe komunitetit i ketij qyteti ka njohje te plote mbi kete rast flagrant vrasjeje te ndodhur ne mesdite” , deklaroi dje ministri Aliebaj. Nga ana tjeter ministri ka bere te ditur se do te vazhdoje inspektimet e tij edhe ne gjykatat e tjera te vendit.