E Enjte, 5 Nëntor 2026

Alibeaj firmos deklaratën solemne, gati regjistrimi i PD në zgjedhje

Enkelejd Alibeaj nuk humb kohë dhe firmos dokumentet, që mundësojnë regjistrimin e partisë demokratike zyrtare për vendoret e majit.

Në cilësinë e kryetarit të komanduar, deklarata solemne që u bë molla e sherrit, mes PD-së dhe komisionerit të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u depozitua në KQZ me firmën e tij.

Sipas vendimit të komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve, edhe dokumenti me të dhënat e partisë u dorëzua me firmën e tij.

Tanimë, Celibashit nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm se të bëjë regjistrimin e PD-së që ai e përjashtoi nga zgjedhjet vendore, me argumentin se deklarata solemne duhej të firmosej nga Lulzim Basha dhe jo i komanduari prej tij, Enkelejd Alibeaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›