Zgjedhjet Vendore 2023, miratohen kushtet dhe kriteret për presonelin që do të përdori paisjet elektronike të identifikimit të zgjedhësve

Komisioni Rregullator shqyrtoi dhe miratoi të premten ( 17 mars ) kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë personeli i kualifikuar për përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve në qendrën e votimit. Ai miratoi edhe procedurat e rekrutimit.
Pranimi i operatorëve teknikë do të bëhet në bazë të parimit të konkurrimit të hapur dhe aplikimi nga të interesuarit do të kryhet në faqen elektronike zyrtare të KQZ-së, në një rubrikë të veçantë të krijuar për këtë qëllim.
Shtetasit e përzgjedhur i nënshtrohen trajnimit dhe testimit të njohurive, për shërbimin si operator teknik. Procesi do të drejtohet, mbikëqyret dhe monitorohet nga Nënkomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Komisioneri dhe Nënkomisioneri caktojnë operatorët teknikë jo më vonë se 7 (shtatë) ditë përpara ditës së zgjedhjeve.
/ rtsh.al /