KQZ thirrje zgjedhësve : Kontrolloni emrat në listë dhe gjeni qendrën e votimit

Ndërsa zgjedhjet vendosre të 14 majit po afrojnë, KQZ vazhdon t’u bëjë zgjedhësve shqiptarë që të interesohen për emrat e tyre në listën e zgjedhësve si dhe qendrat ku ata do të votojnë.
“Më 14 Maj 2023, në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet lokale. A e ke emrin në listën e zgjedhësve? Kontrollo nëse emri yt është shënuar saktë në listë dhe gjej se ku ndodhet qendra jote e votimit në www.kqz.gov.al ” shkruan KQZ në një status në rrjetet sociale.
“Voto të dëgjohesh” është slogani që ka zgjedhur KQZ për t’ju drejtuar votuesve shqiptarë për t’i bërë ata të interesuar për zgjedhjet.
/ rtsh.al /