Alibeaj kundër Berishës: Asnjë “non grata” nuk e drejton dot PD!

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeja e ka cilësuar skandaloz vendimin e Gjykatës së Tiranës për të njohur ndryshimet në statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Në një konferencë shtypi pas takimit me Sali Berishën, Alibeaj tha se vendimi do të ankimohet, dhe do të jetë gjykata ajo që do të japë vendimin përfundimtar.
“Ajo se çfarë ka ndodhur sot dhe duhet të filloj nga momenti i parë. Doli një vendim që siç e shpreha më parë është dhënë në shkelje të plotë të ligjeve, fakteve, provave. Një vendim i cili nuk bazohet në asnjë nga dokumetat reale që kjo parti ka depozituar në Gjykatën e Tiranës. Kam autorizuar që PD të reagojë ndaj vendimit të gjykatës, dhe ankimim ndaj këtij vendimi të paligjshëm në kufijtë e skandalit. Background im prej juristi dhe për këdo, kuptojmë një gjë të thjeshtë, ai vendim nuk është i formës së prerë, në fund do të jetë gjykata që do të vendosë në aspektin juridik” tha zoti Alibeaj.
Duke komentuar vendimin e zotit Berisha për të kandiduar në krye të PD, zoti Alibeaj tha se i kishte thënë atij se asnjë “non grata” nuk e drejton dot PD. “Kjo nuk është shenjë për bashkimin, vlera kryesore e demokratëve është te kenë për krah SHBA” tha ai.