E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha: Dyert e blinduara në seli do të hiqen!

Ish kryeministri Sali Berisha dhe komisioni i rithemelimit të PD ka qëndruar gjatë të premten në selinë e PD, pasi gjykata vemdsoi ti njihte si trashëgimtarë të partisë më të madhe të opozitës. Mbledhja e tyre  e cila përfundoi pas orës 21  ka diskutuar rreth organizimit të brendshëm të partisë, kthimit në normalitet të selisë etj. Pas mbledhjes vetë zoti Berisha tha se dyert e blinduara në seli do të hiqen, ndërsa shtoi se PD ndodhet në një proces vendimmarrjes në të gjitha modelet. “Nuk ka asnjë interes, as si ju si gazetarë apo ndjekësit tuaj. Ju uroj një fundjavë të mbarë. Dyert e blinduara do të hiqen. Është një proces vendimmarrjesh në të gjitha nivelet tani dhe po Bën mirë. Edhe sot janë marrë vendime për organizimin, por për vendime që janë për PD. Unë dua të shoh përpara. Mos më ktheni mbrapa”, tha zoti Berisha. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›