E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha në selinë e PD takohet me Alibeajn dhe Bardhin

Në selinë e Partisë Demokratike kanë nisur negociatat mes grupeve kundërshtare të cilat do të vendosin mbi të ardhmen e kësaj partie pas ndarjes mes përkrahësve të ish kryetarit Lulzim Basha dhe Komisionit të Rithemelimit të kryesuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit është takuar me kryetarin në detyrë Enkelejd Alibeajn dhe sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhin, në zyrën e këtij të fundit. 

Zhvillimet më të fundit në kampin demokrat të ndarë në dy pjesë prej 9 shtatorit vinë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila njohu ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit. Por nërsa përkrahësit e zotit Berisha e quajnë këtë një fitore dhe po përgatiten të marrin PD, grupi kundër thotë se do të ankohet ndaj vendimit të gjykatës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›