E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sali Berisha në selinë PD-së pas vendimit të Gjykatës së Tiranës

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të regjistruar ndryshimet e miratuar të Kuvendit Kombëtar, ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me Grupimin e Rithemelimit kanë mbërritur në selinë blu.

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha tha se mesazhi për demokratët është bashkimi i tyre.

“Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe. Por ti thuhet të e drejtës, e drejtë. Mesazhi për demokratët është; bashkim, bashkim, bashkim. Do të dal në një takim të shkurtër prapë”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›