Alibeaj, marrëveshje me Suedinë

Pritet që së shpejti të kompjuterizohen të dhënat në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Kjo falë një marrëveshjeje të nënshkruar nga ministria jonë e drejtësisë dhe qeverisë suedeze. Së shpejti zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri , do të ofrojë shërbime online për qytetarët, në mënyrë digjitale, të kompjuterizuar. Ky shërbim do të ofrohet nga Qeveria e Suedisë , e cila bëri marrëveshje binjakëzimi me Qeverinë shqiptare.Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe Drejtoresha e Organizatës Qeveritare për dhënien e ndihmës së huaj Elizabet Stamp.Të pranishëm në këtë marrëveshje ishin përfaqësues nga OSBE dhe Banka Botërore. Ky projekt, dhe regjistrimi fillestar i pasurive, janë dy prioritetet kryesore të Zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme , të cilët do ta çojnë në transformim shërbimin për aytetarë dhe institucione që ofron kjo zyrë .