E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismet Kryeziu eshte rrembyer

Zhdukja e Ismet Kryeziut tashme mund te konsiderohet zyrtarisht rrembim.

Pasi ka deklaruar me pare se kosovari Ismet Kryeziu eshte larguar nga banesa dhe se nuk ka prova apo te dhena qe mund te hetohet per ndonje piste tjeter, ne diten e 10-te te zhdukjes se tij, Prokuroria e Tiranes ka regjistruar procedimin penal per rrembim dhe po heton me se shumti mbi kete linje.

Pavaresisht se askush nuk ka mundur te jape te dhena per 53-vjecarin, aq me teper familja e tij, duket se policia dhe prokuroria megjithese deklaruan gjate ketyre diteve se behej fjale per nje largim nga banesa, nuk kane qendruar aq te qete e nuk kane qendruar ne pritje qe i zhdukuri te kthehej.

Burime te te mireinformuara i thane Top Channel, se hetimet po drejtohen nga skuadra e antiterrorit ne drejtorine e policise se qarkut Tirane.

Edhe pse nuk u dha asnje detaj tjeter, u la te kuptohej se gjate 10 diteve qe Ismet Kryeziu mungon ne rrethana misterioze jane verfikuar dhe mbajtur nen survejim persona qe kane lidhje me kosovarin.

Madje burimet shtuan se jane qartesuar edhe levizjet e tij, deri tek kontaktet me miq te vjeter ne UCK apo takimi me nje shtetas irakian, me te cilin ka kontakuar per nje dhurate.

Por agjentet i kane qendruar serisht pistes se borxhin prej 40 mije eurosh. Kosovari 53-vjecar, i martuar me nje shtetase shqiptare, me profesion gazetare eshte perfolur ne shtyp per aktivizimin e tij me te fundit ne Aleancen per Ardhmerine e Kosoves, si dhe takimet e fundit qe ai ka bere me dy persona qe vijne nga radhet e drejtuesve te UCK-se.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›