"Cameria": Duam obelisk dhe varreza ne Greqi

"Ne kerkojme ndertimin e nje obelisku ne Paramithi dhe nje varrese prane lumit Kalama, aty ku mbeten te vrare njerez te pafajshem", u shpreh kryetari i Shoqates Patriotike “Cameria”, Ardian Tana.
Zoti Tana tha se kerkesat e shoqates "Cameria" drejtuar Ministrise se Jashtme jo vetem qe s'jane pasqyruar ne marreveshjen e arritur, por atyre nuk u eshte dhene as edhe nje pergjigje zyrtare per kete ceshtje.
Shoqata Cameria, duke rikujtuar deklaraten e kryeministrit Berisha per egzistencen e ceshtjes came ka shprehur besimin se kjo qeveri do te jete me aktive per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.
"Kerkojme dhe besojme se qeveria shqiptare do te jete me aktive per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Miqesite ndertohen mbi bazen e interesit reciprok", u shpreh Tana.
Pas kesaj marreveshje camet kerkojne nga qeveria shqiptare qe te kerkoje nga pala greke respektimin e marredhenieve te reciprocitetit.