Bushati:Ende vështirësi për vizat

Ditmir Bushati, drejtuesi i Lëvisjes Europiane për Shqipërinë i ftuar në Ora- News ka folur rreth sondazhit të organziauar nga lëvizja të cilën ai drejton rreth vështirësive të marrjes së vizave nga shqiptarët. Sipas Bushatit, nga sondazhi i realizuar në muajt maj - qershor të këtij viti, pavarësisht se është nënrkshkuar një marrëveshje për lehtësimin e vizave për një kategori të caktuar shqiptarësh, vështirësitë par të marrë realisht një vizë janë ende shumë të mëdha. Veçse të dhënave, ky sondazh tregon më tepër me mënyrën se si e shohin shqiptarët këtë proces."Ka disa elmentë që kanë të bëjnë me heqjen e tarifës së vizës me disa kategori. Disa ambasada rezultojnë se e kanë zbatuar këtë elemen , të tjera jo. Kostot e aplikimt janë të larta. Viza që qytetarë shqiptarë paguajë nga 35 euro që është realisht në disa ambasada konvertohet në lekë ,"u shpreh Bushati. Ai vuri në dukje se edhe mënyra si i drejtohemi ambasadave për të rezervuar një takim është shumë e shtrenjtë për shkak të numrave të telefonit që janë vendosur në dispozicion të qytetarsëve. Sipas drejtuesit të Lëvisjes Europiane për Shqipërinë së fundmi nga qeverisja aktuale dëgjohet më tepër eufori se sa shqetësim me atë çka realisht shteti dhe veçanërisht Ministria e Punëve të Jashtme duhet të bëjë. "Marrëveshja është firmosur. MPJ duhet të kanalizojë zërin e shqiptarëve në këtë komision. Sigurisht që jo çdo pakënaqësi e qytetarëve është e përligjir, kemi probleme me fallsifikime, ndaj mpj duhet tëv dijë se sa të përligjura janë shqetësimet e grupeve të ndryshme të interesit.. Ndaj duhet ngritur një grup pune që të bashkëpunojë më grupet e interesit", theksoi Bushati. Kartat e indentitit, regjistrat e gjendjes civile, sistemi i adresave, marrja e pasaportave pa qenë prezent, nderrimi i emrit janë disa nga shkaqet dhe arsyet që sipas Bushatit, kthehen edhe në shqetësime apo paragjykime nga konsullatat. Hapi i ardhshëm në procesin e liberalizimi të vizave është raporti që qeveria shqipare do të dorëzojë në 28 nëntor në Komisionin e BE-së lidhur me atë çka është realizuar deri tani për këtë proces. "Më 28 nëntor BE do të bëjë vlerësimin e parë të Shqipërisë në procesin e liberalizimit, megjithëse sipas gjykimit tim ka sinjale se do të kanalizohet më tepër Maqedonia", përfundoi Ditmir Bushati.