E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj nis kontrollet ne gjykata

Ministria e Drejtesise nis inspektimin ne gjykatat e rretheve, fill pas akuzave te kreut te saj ndaj togave te zeza per korrupsion. Ministri Enkelejd Alibeaj ka derguar dje nje grup specialistesh te inspektoratit per kontroll ne Gjykaten e Tiranes, duke paralajmeruar se do te pasohet nga te tjere ditet e ardhshme e pergjate vitit 2008. Ketij kontrolli mesohet se do i bashkengjitet edhe Inspektorati i Keshillit te Larte te Drejtesise. Lajmin e beri te ditur dje per gazeten "KJ" zedhenesja e ministrise, Migena Demirxhi.
Ashtu edhe sic i kishte paralajmeruar tri dite me pare, gjate analizes vjetore te Gjykates se Tiranes, ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, ka urdheruar dje Inspektoratin, per te nisur kontrollin ne kete gjykate. Pjese e kontrollit ka qene edhe Inspektorati i Keshillit te Larte te Drejtesise. Gjate gjithe dites, inspektoret kane kontrolluar punen e gjyqtareve duke e pare ate me nga afer. Mesohet se objekt inspektimi jane bere orari i nisjes se punes dhe seancave gjyqesore qe u eshte dhene shume rendesi dhe ka qene nje nga pikat e trajtuara me kritika te ashpra nga kreret e KLD-se e ministrise. Inspektoret kane verifikuar arsyet e shtyrjes per disa minuta me radhe te fillimit te seancave gjyqesore apo edhe shtyrja e tyre ne fund per mungese sallash. Nje tjeter objekt inspektimi eshte bere menyra e gjykimit te seancave gjyqesore nga ana e togave te zeza. Ketu eshte perfshire zbatimi i ligjit dhe deri ne vendimet e marra per pranimin e provave apo jo, te kerkesave te bera nga te dyja palet per dy muajt e pare te vitit.
Burime zyrtare nga Ministria e Drejtesise bene te ditur se inspektimi ne kete gjykate do te vazhdoje edhe ne ditet e ardhshme. Te gjithe gjyqtaret do t'i nenshtrohen inspektimit per punen qe kryejne. "Jo vetem Gjykata e Shkalles se Pare Tirane do t'i nenshtrohet kontrollit, por edhe shkallet e tjera ne rrethe pergjate gjithe vitit 2008", tha zedhenesja e dikasterit te Drejtesise. Mesohet se qellimi i kontrolleve eshte mbajtja nen vezhgim e gjyqtareve dhe disiplinimi i tyre ne detyre qe te rritet besueshmeria e qytetareve te gjyqesori.

Bejleri: Akuzat e ministrit, gjitheperfshirese
Shoqata e Gjyqtareve ka reaguar ashper pas kritikave te bera nga ana e ministrit te Drejtesise, tri dite me pare, gjate analizes vjetore te Gjykates se Tiranes. Te gjithe gjyqtaret nepermjet kryetares se shoqates, Manjola Bejleri, kane hedhur poshte akuzat e ngritura nga ana e ministrit Enkelejd Alibeaj, duke bere te ditur se, "jo vetem qe nuk pajtohen, por denoncojne akuzat shume te renda gjitheperfshirese, ne shkelje te normave te etikes se komunikimit dhe te justifikimit te veprimeve te dhunshme kunder gjyqtareve". "Pa vendosur asnje peshore ne arsyetimin e tij midis vleresimit te asaj pune te mire e voluminoze te gjyqtareve dhe te metave apo pikave te dobeta te kesaj pune, ministri i Drejtesise, Alibeaj, zhvleresoi dhe goditi rende autoritetin e gjyqesorit, duke i dhene keshtu nje goditje akoma me te rende besimit te publikut te drejtesia", tha dje kryetarja e kesaj shoqate, Manjola Bejleri. Perfaqesia e gjyqtareve kerkoi nje analize te fakteve nga ana e ministrit per akuzat e ngritura ndaj tij dhe kerkoi bashkepunim e strategji per te zgjidhur problemet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›