E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e helikopterit, dyshohet kontrabanda

Misteri per renien e nje mjeti fluturues ne Alpet e Shqiperise ka shoqeruar edhe kerkimet e dites se djeshme. Asnje gjurme a cope e helikopterit qe dyshohet te jete rrezuar diku ne majen e Jezerces nuk eshte gjetur gjate operacionit te kerkim-shpetimit nga ajri dhe toka. Operacionet nga ajri u nderprene per shkak te motit te keq. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Premci, tha mesditen e djeshme se pritej permiresimi i kushteve atmosferike per te rifilluar hetimet. "Nuk jane gjetur gjurme te nje mjeti fluturues te rrezuar,,tha per mediat drejtori Premci, por perderisa banoret e zones kembengulin per rrezimin e tij, ne do te vazhdojme kerkimet". Ne te vertete, disa banore te fshatrave Valbone e Rragam kane treguar se kane pare flake ne qiell, te tjere thane se kane degjuar zhurma, ndersa disa te tjere kane degjuar edhe zera qe kerkonin ndihme. Fantazi apo e vertete, qindra efektive te Ministrise se Brendshme dhe Forcave te Armatosura jane nisur prej dy ditesh ne kerkimet qe perfshine edhe KFOR-in.
Pas sinjalit te marre nga qendra e fluturimeve ne Rome, dy dite me pare, filluan operacionet e kontrollit nga toka dhe ajri. Ekspertet italiane, qe sinjalizuan zhdukjen nga radari te mjetit fluturues, thane se ajo i ngjante nje helikopteri te vogel ushtarak te prodhimit francez "Gazelle". Behet fjale per nje mjet transporti multifunksional qe ka nje kapacitet mbajtes prej 5 personash ne bord dhe qe perdoret nder te tjera edhe per qellime diversive. Mjeti fluturues eshte dukur e zhdukur nga radaret brenda nje kohe te shkurter, cka do te thote se ka fluturuar ne menyre te tille per te shmangur kapjen nga radaret, dicka e pazakonte per mjete ushtarake apo civile qe kryejne misione apo udhetime te zakonshme. Ndersa askush nuk ka marre persiper "pronesine" e mjetit fluturues te zhdukur, gjithnje e me shume po merr hapesire hipoteza e nje shkeljeje te paligjshme te hapesires ajrore shqiptare. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres bejne te ditur se jane ngritur disa pista hetimore. Njera prej tyre eshte ajo e nje mjeti fluturues qe perdorej per kontrabande dhe kishte hyre ne territorin shqiptar nga Mali i Zi ose Kosova. Nje tjeter eshte ajo e nje avioni spiun te rrezuar nga NATO, por qe nuk duhet te behet publik. Ndersa fantazia e disa personave arrin deri te jashtetokesoret, versioni i nje loje te italianeve ende nuk eshte konfirmuar.

Nuk dihet vendi i nisjes
Ne asnje moment apo deklarate, autoritetet shqiptare nuk kane folur per mundesine e nje avioni spiun, qe mund te vezhgonte zhvillimet ne kufirin shqiptar me Kosoven dhe Malin e Zi. Ne te gjitha rastet e leshimit te sinjaleve SOS, apo edhe ne rastet e humbjes se mjeteve fluturuese nga radaret, ne njoftimet apo informacionet percjellese ka nje vend nisjeje, trajektoren e ndjekur dhe vendin e dyshuar ku mund te kete humbur apo eshte rrezuar. Ne kete rast ne asnje informacion te servirur nuk rezulton vendi i nisjes se mjetit fluturues, cka shton dyshimet per nje fluturim te paligjshem

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›