E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj per ABC News Rama ka kristalizuar figuren e humbesit ne krye te PS-se

“Shifrat janë aq kokëforte, sa edhe kokëfortësia e zotit Rama për t’i pranuar ato”.

Kështu është shprehur përfaqësuesi i mazhorancës, Enkelejd Alibeaj, gjatë një bisede në studion e “ABC News” lidhur me mospranimin e rezultatit për Tiranën, nga ana e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Sipas tij, “Rama ka kristalizuar figurën e humbësit në krye të Partisë Socialiste”, porse nuk e pranon një fakt të tillë.

“Ne do ta pranojmë vendimin e Kolegjit Zgjedhor”, tha ai.

Duke shtuar se “Rama ka patur një sjellje të mbrapshtë politike në këto vite”.

“Edi Rama e ka uzurpuar Partinë Socialiste dhe ky vend ka nevojë që politika të ecë në rrugë të drejtë”, pohoi ai.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›