Edi Paloka per ABC News Rama e humbi Tiranen ...
“Edi Rama e humbi Tiranën dhe ai është një humbës i thellë”.
Kështu është shprehur në studion e “ABC News”, deputeti demokrat, Edi Paloka, sipas të cilit, rezultati i 8 Majit është një fitore e padiskutueshme e kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.
“Kjo edhe pasi Basha diti si t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe sesi të komunikojë me ta”, tha ai.
Duke shtuar se padyshim, që në këtë rezultat, ndikoi edhe përçarja tek e majta.
“Politika agresive, ishte një nga arsyet e humbjes së Ramës. Të mos harrojmë, se edhe ngjarja e 21 Janarit, ishte vula që Rama i dha humbjes së vet.
Rama shkon nga humbja në humbje dhe nuk e pranon se ka humbur.
Por edhe konsumimi i tij në Bashki, përbënte një tjetër faktor. Nga 3 mandatet e tij, ai vetëm një ka realizuar”, shpjegoi ai.
Për Palokën, duhet ditur mirë se Berisha drejton një qeveri të suksesshme.
“Sa të jetë në krye të PS-së Edi Rama, ne LSI-në do ta kemi në krah”, tha ai, duke shtuar se është e qartë për të gjithë se kryesocialisti nuk ka vullnet për ta bashkuar të majtën.
“Sot në Partinë Socialiste janë ata që ka futur Rama dhe punonjësit e Bashkisë. Rama duhet ta pranojë humbjen e tij.
Të mos harrojmë se Basha ka ardhur në PD nga KOP-i, kurse në PS kjo nuk ndodh, ajo nuk është e hapur për të rinjtë”, përfundoi Paloka.