E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj presion Spahiut: Je në limitet e kryerjes së veprës penale

Share

Mazhoranca ka vendosur ta shkarkojë nënkryetarin e KLD-së Kreshnik Spahiu, por ndërkohë po ushtron presion ndaj tij, duke shprehur indinjatë që ai nuk i ka kthyer përgjigje për kërkesat e komisionit dërguar KLD-së. Të premten është afati i fundit për kthimin e përgjigjes nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për informacionet e kërkuara nga Komisioni, informacione që kryesisht kanë të bëjnë me veprimtarinë e Spahiut. Meqë përgjigja deri më tani ka munguar Kryetari i Komisionit Hetimor Enkelejd Alibeaj tha se nënkryetari i KLD-së po kryen një vepër penale. Ai tha se Komisioni vendosi ti shtyjë afatin KLD-së për të përgatitur materialin e kërkuar. Unë jam dakord që ne ti çojmë një tjetër shkresë dhe përgjigja e saj të na vijë ditën kur ne do të mbledhjen tjetër, dhe veç kësaj, qoftë neglichenca, qoftë qëllimi për tu bërë pengesë për ushtrimin e veprimtarisë së hetimit të këtij komisioni duke mos kthyer përgjigje ndaj Kuvendit të Republikës, besoj se jemi në limitet e konsumimit të veprës penale nga ana e Spahiut, deklaroi Alibeaj.  Komisioni Hetimor vendosi gjithashtu që në ditën e premte, datë 10 shkurt do të thërritet në seancë dëgjimore nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu. Sipas kryetarit Alibeaj, Komisioni ka detyrimin kushtetues për ti krijuar kushtet e duhura Spahiut për tu dëgjuar.  I kemi dërguar shkresë zotit Spahiu për të caktuar ai kohën, ditën se kur do të ishte ai i mundshëm për të ardhur në këtë Komision. Nuk kemi asnjë lloj përgjigje, të themi për mundësinë ligjore të zotit Spahiu. Nuk di të them nëse ka apo jo dëshirë, gjithsesi di të them se kemi detyrim kushtetues, detyrim ligjor për ti krijuar mundësinë zotit Spahiu, funksionarit kushtetues për ta dëgjuar për atë çka për thënë në lidhje me veprimtarinë e Komisionit Hetimor dhe objektin e tij, tha Alibeaj.

Ndërkohë duke se komisioni ka punuar me materiale të medias për aktivitetet e Spahiut si kreu i AK-së. Alibeaj tha se komisioni ka mbledhur nga institucionet shtetërore dhe televizionet materiale të cilat janë pjesë e planit të hetimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›